• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Zyrtari e kërcënon drejtorin e Financave në Pejë: Do të ta fus plumb në kokë

06/06/2022 - 14:17:08
Zyrtari e kërcënon drejtorin e Financave në Pejë: Do të ta fus plumb në kokë

Një mijë e 58 euro që Qeveria e Kosovës ndau për secilin zjarrfikës u bënë “mollë sherri” mes zyrtarit të Administratës në Drejtorinë e Emergjencave në Komunën e Pejës, Gani Krasniqit dhe drejtorit të Financave në këtë komunë, Jeton Abazajt.

Për shkak se ky i fundit nuk e futi në listë për të përfituar nga kjo shumë, Krasniqi i shkoi Abazajt në zyre dhe e kërcënoi se do ta vrasë.

Lexo më shumë

Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në Zveçan (foto plumbat)

Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në Zveçan (foto plumbat)

January 27, 2023
75
Çka po paralajmëron Milaim Zeka: Hala s’keni parë asgjë

Zeka: Kurti ka rreshqitur keq në raport me Amerikanët, siç ja mësoi halla Vasë matematikën Anshtajnit

January 27, 2023
87

Drejtori i Financave tha se rastin e ka raportuar në polici dhe se pas deklaratës së tij policia e ka arrestuar zyrtarin e Administratës së Emergjencave.

Abazaj thotë se Krasniqi ka shkuar në zyrën e tij dhe e ka kërcënuar se “do t’ia fusë plumb në kokë”.

“Debati ka ndodhë për një vendim të qeverisë që ne e kemi zbatuar si komunë dhe i akuzuari në këtë rast është ankuar kinse unë ia kam bërë të padrejtë, nuk e kam fut në listë për pagesën e zjarrfikësve, kur ai nuk ka qenë zjarrfikës, por ka punu në administratë.

Të njëjtën lëndë, kur ka pretendu se i është bërë e padrejtë e ka dërgu edhe në Krimet Ekonomike. Unë u kam raportu edhe Krimeve Ekonomike për këtë punë.

Ai nuk është mjaftu me këtë punë dhe vjen më kërcënon në vendin e punës, me fjalë ‘do ta fusë plumb në kokë’. Në mesin e tre-katër dëshmitarëve në korridor e ka fut dorën në brez, kinse do ta nxjerrë armën”, ka thënë Abazaj për Sinjalin.

Drejtori i Financave thotë se ai nuk ka pasur të drejtë të përfshijë edhe Krasniqin në listën e këtyre pagesave, pasi që vendimi i qeverisë vlen vetëm për zjarrfikësit, kurse ai nuk është zjarrfikës.

“Atij nuk i ka taku ajo pagesë, unë nuk kam pasë të drejtë as me e fut në listë, edhe nëse kisha dashtë. Vendimi i kryeministrit Hoti para katër javësh ua ndan zjarrfikësve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës 1 mijë e 58 euro.

Ai nuk është zjarrfikës, punon në Drejtorinë e Emergjencave, por nuk punon në terren, Vetë drejtori i Zjarrfikësve në Pejë nuk e ka fut në listë emrin e tij, se nuk i takon, me plotë të drejtë , se ai nuk është AMES dhe ai ankohet në prokurori në Krimet Ekonomike më herët.

Tri-katër javë ndodhë ky debati i djeshëm, pikërisht për këtë punë, në fakt kërcënimi. Zyrtari Punon në Administratën e Drejtorisë së Emergjencave”, përfundoi Abazaj.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se Krasniqi pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

“E ka kërcënu drejtorin e Financave në zyre dhe është arrestuar, si dhe është intervistuar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë”, tha Gash

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në Zveçan (foto plumbat)
Kosova

Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në Zveçan (foto plumbat)

January 27, 2023
75
Çka po paralajmëron Milaim Zeka: Hala s’keni parë asgjë
Kosova

Zeka: Kurti ka rreshqitur keq në raport me Amerikanët, siç ja mësoi halla Vasë matematikën Anshtajnit

January 27, 2023
87
Atdheu ia thot Julit: Përhajër, u prishëm me Mbresën (VIDEO)
Lajme

Atdheu ia thot Julit: Përhajër, u prishëm me Mbresën (VIDEO)

January 27, 2023
76
Konfliktit për një shtëpi, kërcënohet kryetari i Prizrenit
Kosova

Konfliktit për një shtëpi, kërcënohet kryetari i Prizrenit

January 27, 2023
36
Escobar: Albin, Asociacioni do të bëhet edhe pa ty
Kosova

Escobar: Albin, Asociacioni do të bëhet edhe pa ty

January 27, 2023
72
Kurti: Unë kam vizë për SHBA, mund të nisem n….
Kosova

Lajm i keq: Kështu e injoron Ambasada Amerikane Albin Kurtin

January 27, 2023
123
Next Post
Universiteti i Gjakovës dhe HERAS Plus, nënshkruan marrëveshje  bashkëpunimi

Universiteti i Gjakovës dhe HERAS Plus, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Më të fundit

  • Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në Zveçan (foto plumbat)
  • Zeka: Kurti ka rreshqitur keq në raport me Amerikanët, siç ja mësoi halla Vasë matematikën Anshtajnit
  • Atdheu ia thot Julit: Përhajër, u prishëm me Mbresën (VIDEO)

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

info@telegramisot.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi