Telegrami Sot
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani
No Result
View All Result
Telegrami Sot

Vrau prindërit, vëllezërit dhe veten, si arriti policja ta merrte armën nga sirtari

Një vit pas vrasjes së shumëfishtë që kishte tronditur gjithë vendin, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj policit që ishte përgjegjës për ruajtjen e armëve të zyrtarëve policorë. Nga ky institucion kanë zbuluar edhe mënyrën se si kishte arritur zyrtarja policore, Valdete Bllaca që ta nxirrte armën nga sirtari, me të cilën kishte vrarë prindërit, vëllezërit dhe më pas veten.

24/02/2021 - 17:22:38
Vrau prindërit, vëllezërit dhe veten, si arriti policja ta merrte armën nga sirtari

Shtëpia e familjes Bllaca në lagjen “Bojanina” të Gjilanit ishte mbuluar nga gjaku mëngjesin e 18 shkurtit të vitit të kaluar. Të gjithë anëtarët e kësaj familje, ishin gjetur pa shenja jete atë ditë në hapësira të ndryshme të kësaj shtëpie.

Ata ishin vrarë nga e bija e vetme e kësaj familje, zyrtarja policore, Valdete Bllaca, e cila më pastaj kishte bërë vetëvrasje.

Lexo më shumë

Qytetari që u dënua pse pordhi thotë se ajo është “liri e shprehjes”

Qytetari që u dënua pse pordhi thotë se ajo është “liri e shprehjes”

17 Prill, 2021
4
Kallashi po mbanë Ramzan

Kallashi po mbanë Ramzan

17 Prill, 2021
14

Ajo kishte pranuar tretman mjekësor, disa muaj para se të kryente vrasjen e shumëfishtë dhe në bazë të raporteve, ishte rekomanduar që të punonte pa uniformë dhe pa armë zyrtare.

E një vit pas kësaj ngjarjeje, është ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit përgjegjës për ruajtjen e armëve dhe është zbuluar mënyra se si Bllaca kishte arritur që ta nxjerrë armën nga sirtari.

Një informacion të tillë e kanë dhënë nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini, i ka thënë Gazetës Express, se aktakuza ndaj policit me inicialet XH.A, është ngritur për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, më 05 Janar 2021, pas zhvillimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit XH.A., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, pasi i njëjti si person zyrtar – përgjegjës për ruajtjen e armëve të zyrtarëve policor, duke mos ndërmarrë veprimet e domosdoshme, të cilat ishte i detyruar t’i ndërmerrte, e ndjera V.B., kishte arritur t’i fotokopjonte çelësat e zyrës dhe sirtarit metalit, ku nga aty kishte marrë armën e saj zyrtare, me të cilën ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe në fund ka kryer vetëvrasje”, thuhet në përgjigjet e Xheladinit.

Ndryshe, Bllaca ishte trajtuar në 14 seanca dëgjimore dhe këshilluese para se ta kryente vrasjen e shumëfishtë dhe vetëvrasjen.

Për herë të fundit, ajo kishte mbajtur trajtim në fillim të tetorit të vitit 2019, kur edhe ishte rekomanduar lirimi nga bartja e uniformës dhe armës zyrtare.

“Trajtimin e fundit mjekësor psikologjik në klinikë e ka mbajtur me datën 03.10.2019, në të cilin trajtim gjithashtu është rekomanduar lirimi nga bartja e uniformës, përfshirë edhe armën zyrtare për shkak të gjendjes së saj shëndetësore/psikologjike si dhe i është caktuar terapia përkatëse”, kishte njoftuar Policia.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Qytetari që u dënua pse pordhi thotë se ajo është “liri e shprehjes”
Lajme

Qytetari që u dënua pse pordhi thotë se ajo është “liri e shprehjes”

17 Prill, 2021
4
Kallashi po mbanë Ramzan
Lajme

Kallashi po mbanë Ramzan

17 Prill, 2021
14
Flet dëshmitari i vrasjes në Mitrovicë, tregon motivin e ulët që çoi deri te tragjedia
Lajme

Flet dëshmitari i vrasjes në Mitrovicë, tregon motivin e ulët që çoi deri te tragjedia

17 Prill, 2021
181
Merkel: Situata e COVID-19 është shumë serioze
Lajme

Merkel: Situata e COVID-19 është shumë serioze

17 Prill, 2021
13
Fejza e VV-së: “Lajmet” rreth kontratës për vaksina po e rrezikojnë bashkëpunimin me palën negociuese
Lajme

Fejza e VV-së: “Lajmet” rreth kontratës për vaksina po e rrezikojnë bashkëpunimin me palën negociuese

17 Prill, 2021
12
​COVID-19, 737 pacientë po trajtohen në ShSKUK
Lajme

​COVID-19, 737 pacientë po trajtohen në ShSKUK

17 Prill, 2021
2
Next Post
Lista Serbe hesht ndaj paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje

Lista Serbe hesht ndaj paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje

Social Media

  • 66.7k Fans
  • 16.8k Followers
  • 172k Subscribers

Më të lexuarat

  • Plani i plotë i Kurtit për ekonominë, dialogun, arsimin, shëndetësinë…

    Milaim Zeka: Populli e ka filluar një protestë kundër Qeverisë Kurti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Milaim Zeka me shkrim prekës për nënën e vrarë në luftë (foto)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sali Berisha ‘shokon’ publikun: Ja kush është vrasesi i Ahmet Krasniqit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është 27-vjeçari që u vra sot në Mitrovicë pa asnjë faj, ishte djalë hasreti

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • i vrari në Mitrovicë është një 27 vjeçar, kishte dalë për të shitur pemë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

info@telegramisot.com

Kategori

  • AKTUALE
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • COVID19
  • COVID19 – Vendimet e qeverisë
  • Ekonomia
  • Gjermani
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Opinione
  • SHBA
  • Shqiperi
  • Sport
  • Zvicerr
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani