• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vazhdojnë lutjet e VV’së ndaj LDK’së për koalicion e Albinin Kryeministër

10/08/2019 - 13:45:54
Vazhdojnë lutjet e VV’së  ndaj LDK’së për koalicion e Albinin Kryeministër

I madh e i vogël në Vetëvendosje janë aktivizuar që ta bindin LDK’në për një koalicion me Albin Kurtin Kryeministër. I fundit është Arbër Rexhaj, deputet i VV’së, i cili ka thënë se s’duhet pasur frikë nga një bashkimi i Partisë së Kurtit me Partinë e Isa Mustafës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka shkruar në Facebook se koalicioni VV-LDK është i domosdoshëm për Kosovën, por me Albin Kurtin si Kryeministër.

Lexo më shumë

Sot varroset mjeku që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë

Sot varroset mjeku që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë

6 Korrik, 2022
12
Ferizaj: Gjen granatë dore në podrumin e shtëpisë

Sulmohet me bombë💣 vetura e policit në Strellc të Deçanit

6 Korrik, 2022
32

“Koalicioni VV-LDK është i domosdoshëm për vendin. Arroganca kundër këtij koalicioni nuk sjell asgjë të mirë për Kosovën. Për të shtyer çështje me interes për qytetarët, dhe për ta formuar një qeveri kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar institucional na duhet ky bashkim”, ka shkruar Rexhaj.

Ai ka thënë se nëse ky koalicion nuk bëhet atëherë nënkupton se LDK nuk e ka për qëllim Kosovën por rehatinë partiake.

“Nëse nuk bëhet dhe ka bllokada, kjo nënkupton se partneri nuk e ka qëllim Kosovën por rehatinë partiake. Fundja le t’u tregojnë vet qytetarëve përse mbyllen!
Në këtë formë ne kemi treguar se mund të hapemi për të mirën e vendit, ata që mbyllen mbase kanë frikë nga e kaluara e tyre qeverisëse”, është shprehur deputeti.

Ai ka thënë se nuk ka rrugë tjetër përpos Albin Kurtit si Kryeminsitër.

“Na duhet Lëvizja VETËVENDOSJE!, na duhet bashkimi, na duhet Albini kryeministër, rrugë tjetër nuk ka”, ka shkruar deputeti Rexhaj.

Dikur zyrtarët e Vetëvendosjes kishin përdorur gazlotjësjellës, sprej dhe i kishin shkuar në shtëpi Isa Mustafës, i cili ishte Kryeministër. Atëkohë, zyrtarët e VV’së i referoheshin LDK’së si hajna të ligës së dytë.

Edhe Yll Rugova lëshonte akuza të njëjta ndaj Isa Mustafës dhe LDK’së.

Dikur thoshte se Isa Mustafa dhe LDK vazhdojnë të jenë të njëjta që kanë bërë Thaçin President dhe që e kanë shkatërruar Prishtinën me abuzime e korrupsion.

“Duhet mos të mashtrohemi. LDK vazhdon me qenë e njejta që e ka zgjedhur Hashim Thaçin president (të cilin do ta “gëzojmë” edhe nja 4 vjet), është e njejta që ka mundësuar udhëheqjen e PDK-së me vite të tëra, është e njejta që duke mos qenë konstruktive në opozitë mundësoi që PDK-ja edhe njëherë me Ramushin të jetë pjesë e qeverisë, e njejta që e ka shkatërruar deri në atrofi Prishtinën me ndërtime pa leje, me abuzime, e me korrupsion”, kishte shkruar Rugova në Fb.

Pas rizgjedhjes së Isa Mustafës Kryetar i LDK-së, anëtari i VV-së, Yll Rugova ka paralajmëruar se nëse LDK duhet të bëjë hapin historik për ta mbështetur Qeverinë Kurti.

“Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ka gjasa që LDK hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ky kishte me qenë bashkimi më i madh politik që nga vitet e nëntëdhjeta. Në anën tjetër, PDK-së i ka humbur mundësia për çfarëdo lëvizje tjetër, pos të kalojë në opozitë. Pozicion mat. Tash mbetet të shihet nëse LDK do të ndërmerr hapat e pritur historik që të jetë pjesë e këtij koalicioni të madh me Vetëvendosjen, apo do të zgjedhë të bashkohet në një koalicion paszgjedhor si parti e dytë”, kishte shkruar ai.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Sot varroset mjeku që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë
Kosova

Sot varroset mjeku që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë

6 Korrik, 2022
12
Ferizaj: Gjen granatë dore në podrumin e shtëpisë
Kosova

Sulmohet me bombë💣 vetura e policit në Strellc të Deçanit

6 Korrik, 2022
32
Super lajm për shqiptarët që jetojnë me “Duldung”  në Gjermani
Bota

Super lajm për shqiptarët që jetojnë me “Duldung” në Gjermani

6 Korrik, 2022
14
Ish-deputeti Dreshaj me mesazh për furrtarët: Mos  përfitoni në kurriz të popullit (video)
Lajme

Ish-deputeti Dreshaj me mesazh për furrtarët: Mos përfitoni në kurriz të popullit (video)

6 Korrik, 2022
30
Ministri Faton Peci: Ja kush do të perfitoj nga grandi i 26 milon eurove (foto)
Bujqesi

Ministri Faton Peci: Ja kush do të perfitoj nga grandi i 26 milon eurove (foto)

6 Korrik, 2022
19
Boll Marre: Në Pejë, nusja ngacmohet seksualisht nga vjehrri, pastaj rrihet nga burri
Boll Marre

Kjo është nusja nga Podujeva që e rrahu me bisht fshise vjehrrën 76-vjeçare

6 Korrik, 2022
37
Next Post
PDK i  heq dilemat: S’ka Qeveri pa zgjedhje të reja

PDK i heq dilemat: S’ka Qeveri pa zgjedhje të reja

Social Media

  • 76.8k Fans
  • 16.8k Followers
  • 238k Subscribers

Më të lexuarat

  • Ky është Mërgim Geci, polici që u plagos nga Lushtakët në Skenderaj

    Ky është Mërgim Geci, polici që u plagos nga Lushtakët në Skenderaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lajm i hidhur😢: Vdes mjeku i ri, ishte në autoambulancën që u aksidentua në Gjakovë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rrufeja e mbyt një 9-vjeçar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Donika Gërvalla: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Haradinaj nuk janë UÇK po turpi i Kosovës!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vdes 41-vjeçari që u plagos në Pejë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 5 pozicionet që duhet ti provoni për një sex të pa harruar (foto +18)

    1 shares
    Share 1 Tweet 0
  • Azem Vllasi, tregon për herë të parë se kush e ka vra Jusuf Gërvallën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Krimineli serb Milan Radojqiq këcënon nga një kodër në Kosovë: “Rroftë Serbia”….. (video)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi