Telegrami Sot
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani
No Result
View All Result
Telegrami Sot

Tradhtia e Erdoganit ndaj Ataturkut

21/09/2020 - 14:37:48
Tradhtia e Erdoganit ndaj Ataturkut

Nuk harrohen replikat e shkëmbyera midis Rexhep Tajip Erdoganit, asokohe kryeministër i Turqisë, dhe presidentit izraelit, Shimon Peres, në Forumin Ekonomik Botëror 2009. Të dy i hynë një debati të ashpër rreth sulmeve ajrore izraelite në Gazë. Erdogani u largua nga foltorja pasi mori në mbrojtje çështjen palestineze. Në Turqi kjo sjellje e tij u prit me entuziazëm. Komentuesit e panë si një përpjekje për të ekuilibruar gjendjen shpirtërore në vendet arabe.

Përgëzime pas kësaj përplasjeje ai nuk mori vetëm në Turqi. Dy javë pas saj u bë qytetar nderi i Teheranit, kryeqyteti i Iranit shiit. Në këndvështrimin fetar, Irani nuk ka asnjë lidhje me palestinezët sunitë, por ai është armik i përbetuar i Izraelit. Regjimi radikal i Iranit vazhdon të mohojë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si shtet dhe kërcënon rregullisht me asgjësimin e tij.

Lexo më shumë

“Si politikanet e vjetër e ju tash te ri jeni pa një strategji për zhvillimi, përveç  mashtrimit në mashtrim”

“Si politikanet e vjetër e ju tash te ri jeni pa një strategji për zhvillimi, përveç mashtrimit në mashtrim”

26 Janar, 2021
34
“Ibrahim Rugova dhe unë, n’daç dijeni ndaç mos e dini, kemi qenë edhe leninistë edhe titistë”

“Ibrahim Rugova dhe unë, n’daç dijeni ndaç mos e dini, kemi qenë edhe leninistë edhe titistë”

22 Janar, 2021
48

Ëndrra e Turqisë si fuqi botërore

Dëshira e Erdoganit – ndërkohë President – për ta bërë Turqinë një lojtar të fortë në rajon, për të mos thënë një fuqi botërore, ka mbetur e pandryshuar deri më sot. Disa javë më parë, kur kisha Hagia Sofia – dikur më e madhja në botë, u shndërrua përsëri në xhami, me nxitjen e Erdoganit, kleriku i me i lartë i Turqisë sunite (në të vërtetë laike), foli me një shpatë në dorë – simbol i Perandorisë Osmane – për një dimension të ri. Kjo nuk u mbyll me Hagia Sofian, ndërkohë edhe një kishë tjetër në Stamboll është kthyer në xhami.

Por tani fantazive për t’u bërë fuqi e madhe po u vjen fundi. Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet midis dy shteteve. E para dhe kryesorja është se kjo marrëveshje shërben për të izoluar Iranin dhe organizatën e tij terroriste, Hezbollah, qe kanë destabilizuar të gjithë rajonin në vitet e fundit. Marrëveshja zyrtare, e cila pritet të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë, e izolon presidentin turk Erdogan, i cili donte ta vendoste veten si hegjemon dhe shenjt mbrojtës i botës arabe dhe tani nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të mallkojë arabët si tradhtarë që kanë lënë në baltë vëllezërit e motrat e tyre palestinezë.

Erdogani, i cili në fillim deklaroi se Turqia mund të bëjë gjithçka që dëshiron në politikën e jashtme dhe nuk varet nga askush, i ka bërë llogaritë gabim. SHBA është ende fuqia e vetme botërore që mund të bëjë një ndryshim në këtë rajon. Në fund të fundit, fituesi i fshehtë nga miqësia e re midis Izraelit dhe Emirateve nuk është askush tjetër përveç Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Ai tërhoqi vijën e tij të ashpër kundër Iranit dhe tani mund të dalë me një sukses në kohë për datën e zgjedhjeve në nëntor. As paraardhësi i tij Barack Obama dhe as aktorë të tjerë si Bashkimi Evropian nuk e arritën një gjë të tillë.

Marrëdhëniet turko-izraelite që nga fillimi

Në ankesën e zhurmshme të Ankarasë rreth vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Emirateve dhe Izraelit, Erdogani duket se e ka harruar plotësisht se Turqia ishte vendi i parë ndër fqinjët e Izraelit që vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetin e ri në vitin 1949. Në atë kohë Turqia ishte ende laike dhe nuk kishte ndërmend të ngatërrohej në konfliktet e mbingarkuara të besimit dhe të feve në rajon. Si partnere e NATO-s, ajo ka qenë gjithashtu pjesë integrale e Aleancës Perëndimore që nga viti 1952.

Kursi islamizues i Erdoganit po rrezikon qe vendi të humbasë aleatët në arenën ndërkombëtare. Kjo me të vërtetë do të ishte një tradhti: domethënë, ndaj kauzës së Ataturkut dhe ndaj 40 milionë turqve, pra pothuajse gjysmës së popullsisë, që nuk votuan për Erdoganin.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

“Si politikanet e vjetër e ju tash te ri jeni pa një strategji për zhvillimi, përveç  mashtrimit në mashtrim”
Lajme

“Si politikanet e vjetër e ju tash te ri jeni pa një strategji për zhvillimi, përveç mashtrimit në mashtrim”

26 Janar, 2021
34
“Ibrahim Rugova dhe unë, n’daç dijeni ndaç mos e dini, kemi qenë edhe leninistë edhe titistë”
Lajme

“Ibrahim Rugova dhe unë, n’daç dijeni ndaç mos e dini, kemi qenë edhe leninistë edhe titistë”

22 Janar, 2021
48
Drama e turpit
Opinione

Drama e turpit

31 Dhjetor, 2020
5
Spitali i Covid19 afër SHMU2, a rrezikohen fëmijët? Mbi 1000 nxënës e vijojnë mësimin në këtë shkollë
Opinione

Spitali i Covid19 afër SHMU2, a rrezikohen fëmijët? Mbi 1000 nxënës e vijojnë mësimin në këtë shkollë

8 Shtator, 2020
125
Administrata Publike dhe Parimet funksionale të organizimit
Opinione

Administrata Publike dhe Parimet funksionale të organizimit

2 Shtator, 2020
30
Kosovës o sot o kurrë i duhet një udhëheqës (lider), por jo si këta të 20 viteve pas lufte!
Lajme

Kosovës o sot o kurrë i duhet një udhëheqës (lider), por jo si këta të 20 viteve pas lufte!

2 Shtator, 2020
402
Next Post
Zyrtari i VV: Thaçi e Mustafa, janë vampirë

Mustafa godet Thaçin

Euro PixelEuro PixelEuro Pixel
ADVERTISEMENT

Social Media

  • 55.3k Fans
  • 11.9k Followers
  • 163k Subscribers
ADVERTISEMENT

Më të lexuarat

  • Ky është Bekë Berisha, si prind, familjarë, shokë, politikan e sportist ( foto+ video)

    Ky është Bekë Berisha, si prind, familjarë, shokë, politikan e sportist ( foto+ video)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Naser Shatri, ish komandant i UÇK-së: “Arben Gashi, mos gjuaj me kallash në Vetëvendosje sepse vret të pafajshëm”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mësohen motivet e vrasjes që e shokoi Kosovën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Amerika i shokon serbët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Ekrem Lluka, i vetmi shqiptar që mori pjesë në dasmën e Arkanit dhe Cecës”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • AKTUALE
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • COVID19
  • COVID19 – Vendimet e qeverisë
  • Ekonomia
  • Gjermani
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Opinione
  • SHBA
  • Sport
  • Zvicerr
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani