Lajmet e fundit!

Suhareka po bëhet me Shtëpi për të moshuarit

Komuna e Suharekës në bashkëpunim me shoqatën bamirëse Jetimat e Ballkanit së shpejti do i ofrojnë qytetit një Shtëpi të moshuarve, shkruan Telegrami Sot.

Lajmin e ka bërë të ditur i Pari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili përmes një njoftimi ka treguar detajet dhe koston e projektit:

Ëndrra po bëhet realitet !

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” investon 2.3 milionë euro në Suharekë.

Me humanistin Halil Kastrati sot nënshkruam kontratën për dhënie në shfrytëzim të hapësirës publike, ku do të investohen mjete prej 2,3 milionë euro.

Sipas kësaj kontrate do të ndërtohet objekti me sipërfaqe prej 12,435 metra katror me destinim të caktuar : “Ofrimin e shërbimeve për persona pa përkujdesje familjare” -Shtëpia e të moshuarve.

Më 31.05.2019 do të bëhet zyrtarisht ceremonia e fillimit të punimeve, ku të ftuar do të jenë nga institucionet qendrore e lokale dhe musafirë të tjerë.

Bali Muharremaj

/TelegramiSot/