Lajmet e fundit!

Shyhrete Behluli viziton vendlindjen

Shyhrete Behluli ka shkuar në Mushtisht.

Këngëtarja Shyhrete Behluli të dielën ka vendosur ta kalojë në vendlindje, shkruan lajmi.net.

Ajo e ka publikuar një Instastory nga oborri i shtëpisë në Mushtisht dhe pranë saj i ka shkruar disa fjalë zemre.

“Oborri që kom qef me shkel çdo ditë”, ka shkruar këngëtarja. Kujtojmë se emri i saj së fundmi ka qenë i komentuar shumë në media. Suksesi që pati me këngën për Nexhmije Pagarushën është i padiskutueshëm mirëpo emri i saj u lakua edhe për shkak të projektit muzikor dedikuar nënës, këngë të cilën edhe Motrat Mustafa e kanë publikuar më pas me po të njëjtën temë.

Këto të fundit në ‘Mirage’ kanë thënë se këngëtarja Shyrhete Behluli ua ka marrë idenë e më pas kjo e fundit e ka mohuar një gjë të tillë./Lajmi.net/