• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Shkalla e ulët e inteligjencës “shpëton” kosovarin prej dëbimit nga Zvicra

06/06/2022 - 13:39:23
Shkalla e ulët e inteligjencës “shpëton” kosovarin prej dëbimit nga Zvicra

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Federale, koeficienti i tij i inteligjencës është 58 pikë, që korrespondon me nivelin mendor të një fëmije nëntë deri në dymbëdhjetë vjeç

Prej 16 vitesh gjykatat e shkallëve të ndryshme në Zvicër po merren me rastin e kosovarit tani 33-vjeçar. Vendimi për dëbim të personit me të meta mendore madje kishte shkuar deri në Gjykatën Federale, e cila e ka pezulluar atë dhe e ka kthyer lëndën përsëri në gjykatën kantonale të Bazelandit

Lexo më shumë

Sulm në Danimarkë vritën disa persona

Sulm në Danimarkë vritën disa persona

4 Korrik, 2022
6
120 ushtar rus u vranë për 24 orë, thotë Ukraina

120 ushtar rus u vranë për 24 orë, thotë Ukraina

2 Korrik, 2022
14

Kjo tani ka thënë fjalën e fundit: Kosovari mund të qëndrojë në Zvicër.

Kosovari 33-vjeçar, i cili jeton në Zvicër që nga viti 1994, është dënuar disa herë për delikte të ndryshme, përfshirë edhe për krime të dhunshme, transmeton albinfo.ch. Në gusht të vitit 2015, Zyra e Migracionit e Kantonit Baselland i kishte hequr atij lejen e qëndrimit dhe kishte marrë vendimin për dëbim të tij nga vendi.

Por ai ka rezistuar duke e shtyrë çështjen shkallë-shkallë deri në Gjykatën Federale, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër.

Të mërkurën e javës së kaluar, Gjykata Kantonale, e cila, sipas vendimit të Gjykatës Federale duhej të rivlerësonte çështjen, vendosi që kosovari të mund të qëndronte në Zvicër.

Sipas raporteve mjekësore, personi në fjalë vuan nga inteligjenca e kufizuar si dhe nga një çrregullim ankthi, i  shoqëruar me sulme paniku. Sipas aktgjykimit të Gjykatës Federale, koeficienti i tij i inteligjencës është 58 pikë, që korrespondon me nivelin mendor të një fëmije nëntë deri në dymbëdhjetë vjeç. Për pasojë, nuk mund të pritet që ai bëjë jetë të pavarur apo të fillojë nga e para jetën në Kosovë, siç ka vendosur Gjykata Kantonale të mërkurën.

Vendimi për dëbim, i cili i ishte shqiptuar në korrik të vitit 2018, tani është revokuar.

Varësi nga rrjeti familjar

Gjykata Kantonale tani ka arritur në përfundimin se 33 vjeçari nuk është në gjendje të jetojë i pavarur. Edhe pse ai, si baba i dy fëmijëve jeton i ndarë nga nëna e tyre, kosovari është “integruar në familjen e gjerë” dhe varet nga ndihma e tyre.

Një dëbim për të “do të ishte dënim me vdekje”, citon baz.ch motrën e burrit, përcvjell albinfo.ch. Edhe nëna ka deklaruar se fëmijët e tij e donin atë. “Nuk dua që ata të rriten pa baba”, ka thënë ajo.

Në fund, në vendimin e shqiptuar gjyqësor, argumentet personale (paaftësia për jetë të pavarur) kanë peshuar më shumë se precedenti penal dhe mungesa e integrimit ekonomik të kosovarit.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Sulm në Danimarkë vritën disa persona
Bota

Sulm në Danimarkë vritën disa persona

4 Korrik, 2022
6
120 ushtar rus u vranë për 24 orë, thotë Ukraina
Bota

120 ushtar rus u vranë për 24 orë, thotë Ukraina

2 Korrik, 2022
14
Arrestohet një shqiptar në Itali, u kap me 138 kilogramë drogë
Bota

Konflikt me armë mes shqiptarëve në Itali, 3 të plagosur

1 Korrik, 2022
11
Zelensky i dërgon Putinit një mesazh
Bota

Zelensky i dërgon Putinit një mesazh

1 Korrik, 2022
31
Vdesin dy të rinj gjatë një aksidenti në magjistralen Prizren-Gjakovë
Bota

Biznesmeni, bie nga kati i katërt dhe vdes për t’i shpëtuar burrit të dashurës së tij

29 Qershor, 2022
29
Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë
Bota

Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë

29 Qershor, 2022
10
Next Post
Dy trofe te Teuta brenda dy muajsh, Avdyli: Jemi si një familje, Durrësi e ka merituar ketë

Dy trofe te Teuta brenda dy muajsh, Avdyli: Jemi si një familje, Durrësi e ka merituar ketë

Social Media

  • 76.8k Fans
  • 16.8k Followers
  • 238k Subscribers

Më të lexuarat

  • Fundjava në Kosovë do të jetë me reshje shiu dhe bore

    Rrufeja e mbyt një 9-vjeçar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 5 pozicionet që duhet ti provoni për një sex të pa harruar (foto +18)

    1 shares
    Share 1 Tweet 0
  • Sulmohet diskoteka “Venom”: Persona të panjohur gjuajtën me kallash nga motoçikleta

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nuredin Lushtaku, armën e njërit polic ia ka dërguar Bekim Jasharit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky ështå çmimi i naftës e benzinës për sot

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Mërgim Geci, polici që u plagos nga Lushtakët në Skenderaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vdes në moshë të re gazetarja e Kosovës (foto)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Polici i plagosur Enver Smakiqi, ka treguar se a ka pasur probleme me Lushtakët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi