Telegrami Sot
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani
No Result
View All Result
Telegrami Sot

Shahini: COVID-i dhe politika e shkatërroi ekonominë në Kosovë, duhen dy vjet kohë për ringjallje

05/01/2021 - 07:32:23
Shahini paralajmëron krizë të thellë nga masat e qeverisë Kurti

Agim Shahini, Kryetar i Aleancës së Bizneseve në Kosovë, ka thënë se bizneset në vend janë të dëmtuara shumë nga pandemia COVID-19.

Shahini në një intervistë në Sytë 7 të Klan Kosovës theksoi se pos pandemisë vendi po kalon dhe nëpër një krizë të madhe politike.

Lexo më shumë

Nëntë punëtorë e KEK-ut shërohen nga koronavirusi

Prodhim rekord në historinë e KEK-ut

19 Janar, 2021
7
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit bashkëpunojnë për përmirësimin e ambientit (video)

KEK-u dhe Komuna e Obiliqit bashkëpunojnë për përmirësimin e ambientit (video)

30 Dhjetor, 2020
10

“Vlerësimet nga hulumtimet e bëra nga Aleanca e Bizneseve të Kosovës gjatë vitit 2020 janë që Kosova gjatë këtij viti kaloi nëpër një sfidë të madhe të COVID-19, të krizës ekonomike dhe politike”.

“Kriza e koronavirusit është në proces ndërsa nga kriza politike u dëmtuan qytetarët pasi për një vit u ndryshuan tri qeveri, tre kryeministra dhe kjo për demokracinë e Kosovës ishte diçka e re dhe do të mbahet mend si diçka që nuk do të duhej të përsëritej prapë”, tha Shahini.

“COVID-i ka shkatërruar ekonominë, supozohet se Kosova humbi një qarkullim të brendshëm mbi 1 miliard e 500 mijë euro. Po ashtu, gjatë vitit të kaluar Kosova humbi mbi 50 për qind të investimeve të huaja dhe humbi edhe remitencat”.

“Gjatë vitit të kaluar Gjykata Speciale arrestoi krerët e shtetit që shkaktoi turbulencë të madhe dhe shkaktoi imazh të keq për Kosovën dhe kjo është edhe frikësim që në Kosovë ndonjë korporatë e fuqishme të vijë dhe të investojë”.

Shahini mes tjerash foli edhe për menaxhimin me pandeminë teksa theksoi se Kosova më shumë ka vuajtuar nga mungesa e ligjeve sesa nga pandemia.

“Kosova më shumë ka vuajtur nga mungesa e ligjeve se sa nga pandemia për tejkalimin e krizës ekonomike. Kosova është përfituesi më i vogël i fondeve të ndryshme ndërkombëtare në mungesë të ligjeve. Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike u dashtë që të shkojë 10 herë në Kuvendin e Kosovës për miratim sepse ishte hera e parë që bizneset dhe sektori privat kishte nevojë për mbështetje nga shteti”.

“Të zgjedhurit e popullit hezituan të ngrinin dorën për rimëkëmbje. Ne ende nuk kemi ndonjë përgjigje së paku publike nga deputetët dhe Kuvendi se pse ligji që do duhej të miratohej në shtator u miratua në fundvit”.

“Bizneset dhe qytetarët janë përfituesit më të vogël karshi vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit nga fondet shtetore apo fonde tjera ndërkombëtare pikërisht në mungesë të ligjeve – askush nuk jep mjete financiare nëse ato nuk mbulohen me ligj”.

Mes tjerash Shahini tha se nëse COVID-19 vazhdon me këtë tempo atëherë ekonomisë do i duhen më së paku dy vjet që të ringjallet.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Nëntë punëtorë e KEK-ut shërohen nga koronavirusi
Ekonomia

Prodhim rekord në historinë e KEK-ut

19 Janar, 2021
7
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit bashkëpunojnë për përmirësimin e ambientit (video)
Ekonomia

KEK-u dhe Komuna e Obiliqit bashkëpunojnë për përmirësimin e ambientit (video)

30 Dhjetor, 2020
10
Rekord – Rreth 700 milionë euro hyjnë në Kosovë nga diaspora
Ekonomia

Rekord – Rreth 700 milionë euro hyjnë në Kosovë nga diaspora

24 Dhjetor, 2020
8
Më në fund një lajm i mirë për mërgimtaret nga qeveria e Kosovës
Ekonomia

Mbi 1 miliard euro nga diaspora vetëm këtë vit në Kosovë

23 Dhjetor, 2020
18
Hoti: Duhen edhe 700 milionë euro për të krijuar fondin për rimëkëmbje
Ekonomia

Ekskluzive: Masat e reja, ndryshon orari i lëvizjes e puna në gastronomi

22 Dhjetor, 2020
42
Zyrtari i shtetit i jep paratë e trustit për familjet në nevojë
Ekonomia

Zyrtari i shtetit i jep paratë e trustit për familjet në nevojë

12 Dhjetor, 2020
37
Next Post
COVID-19 në Kosovë: 7 mijë e 835 raste aktive

COVID-19 në Kosovë: 7 mijë e 835 raste aktive

Euro PixelEuro PixelEuro Pixel
ADVERTISEMENT

Social Media

  • 55.3k Fans
  • 11.9k Followers
  • 162k Subscribers
ADVERTISEMENT

Më të lexuarat

  • Buzhala dhe Syla: “Bekë Berisha, i sosë në debate shumë akademik dhe është origjinal” (video)

    Buzhala dhe Syla: “Bekë Berisha, i sosë në debate shumë akademik dhe është origjinal” (video)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nipi e ka vrarë gjyshin e tij

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident: Burri me gruan dhe dy fëmijët nga Kosova vdesin në “Rrugën e Kombit” (foto)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është nxënësi i Mjekësisë që u vra sot në Prizren

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Novobërdë: Gjyshi ishte në gjumë kur u ther 12 herë nga nipi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • AKTUALE
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • COVID19
  • COVID19 – Vendimet e qeverisë
  • Ekonomia
  • Gjermani
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Opinione
  • SHBA
  • Sport
  • Zvicerr
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani