Lajmet e fundit!

S4MM i dedikon këngë dashurisë

Reperi S4MM publikoi projektin të cilin e paralajmroi prej kohësh, i kushton fjalë të ëmbëla dashurisë.

Reperi S4MM sot ( e dielë ) publikoi projektin “Mamacita” e cila u lajmërua kohë më parë, i cili është realizuar edhe me videoklip, shkruan Gazeta Express.

S4MM në këtë këngë i këndon ëmbël dashurisë, edhe pse nuk dihet se a është në lidhje apo jo, por të paktën e dijmë që as ky nuk i ka shpëtuar këtij “sherri” kohë më parë.

Ky projekt duket se ka filluar të pëlqehet menjëherë nga fansat e reperit tetovar. /Gazeta Express/