Lajmet e fundit!

Rrihen tifozat e Prishtinës dhe Llapit

Tifozët llapjanë akuzojnë Plisat se i sulmuan pas lojës. Plisat thonë se ata patën përleshje mes vete, raporton T7

Publikun kosovarë, të shtunën e tronditi lëndimi i futbollistit të Llapit, Valmir Veliut.

Por, tension për këtë lojë, pati edhe pasi që përfundoi ndeshja.

Sipas kryesisë të tifo grupit “Legjendat” nga Llapi, pas ndeshjes ata u sulmuan nga “Plisat” pas lojës.


E gjithë ngjarja, sipas tyre, ndodhi në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

Por këto pohime, po i mohon kryetari i Plisave, Albert Kastrati.

Ai në një postim në rrjetet sociale, ka shkruar se llapjanët u përleshen mes vete.

E pas postimit të Kastratit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozëve llapjanë në Facebook.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës.