Lajmet e fundit!

Rita Ora rrëmben vëmendjen në Kanë

Rita Ora gjatë ditës së sotme ka arritur në Francë.

Rita Ora po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

Këngëtarja gjatë ditës ka performuar si e ftuar e “Magnum”, ku bëri që të gjithë ta kthejnë kokën tek ajo me paraqitjen e saj.

Ajo kishte zgjedhur një fustan të bardhë të hapur tek këmba dhe gjoksi, në të cilin dukej mahnitëse.

Para pak minutash, Rita ka postuar disa imazhe të reja, në të cilat shfaqet e veshur në vjollcë, teksa po bëhej gati për paraqitjen e radhës.