Lajmet e fundit!

Prishtinë: Disa lagje mbeten pa rrymë

Disa lagje të Prishtinës, Dardania, Ulpiana, Kalabria, një pjesë e Qendrës dhe një pjesë e Bregut të Diellit, kanë mbetur pa energji elektrike pak para orës 19:00.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë që defekti është te KOSTT-i.

Kurse, KOSTT ka thënë se deri tek kjo gjendje ka ardhur për shkak të problemeve të mëdha që janë identifikuar në terren.

“Ekipet janë në terren duke punuar, por nuk dihet saktë sa kohë merr riparimi meqë problemet kanë dalë të jenë më të mëdha se që janë menduar”.