• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Pas 14 viteve mësimdhënësi nga Klina mbetet pa punë

03/09/2019 - 14:19:19
Pas 14 viteve mësimdhënësi nga Klina mbetet pa punë

Të hënën ka nisur viti i ri shkollor për nxënësit dhe mësimdhënësit në mbarë Kosovën. Por, jo edhe për Ardian Rexhepin nga Klina. Ai ka mbetur jashtë dyerve të gjimnazit “Luigj Gurakuqi”, pas 14 vitesh përvojë pune në fushën e arsimit. Gazeta Express ka kontaktuar Drejtorin e Arsimit në Komunën e Klinës i cili ka treguar arsyen pse Rexhepi ka mbetur pa orë mësimore

Lajmin se ka mbetur pa punë e kishte kuptuar vetëm pasi kishte shkuar në vendin e tij të punës të hënën e 2 shtatorit. Rexhepi ka shkruar në Facebook se kishte shkuar në shkollë dhe e kishte parë se emri i tij nuk figuron në orarin e mësimit.

Lexo më shumë

Sot varroset mjeku që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë

Sot varroset mjeku që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë

6 Korrik, 2022
18
Ferizaj: Gjen granatë dore në podrumin e shtëpisë

Sulmohet me bombë💣 vetura e policit në Strellc të Deçanit

6 Korrik, 2022
38

“Dje ishte fillimi i vitit shkollor 2019/2020, unë si profesor në shkollën e mesme të lartë “ Luigj Gurakuqi” në Klinë, mora lajmin që pas 14 viteve jam i papunë, një gjë e tillë u bë nga drejtori i shkollës tonë Xhafer Bashota, pasi që e pyeta se pse nuk figuroj në orar”, ka shkruar Rexhepi.

Ai tutje ka treguar se përveç përvojës 14-vjeçare në arsim, është në përfundim të doktoraturës në Departamentin e Kimisë në Universitetin e Prishtinës.

“Një informim në pika të shkurta për të gjithë ata që më njohin vetëm si emër, unë Ardian (Nezir) Rexhepi kam përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematiko – Natyrore, Departamenti i Kimisë, më pas në të njëjtin fakultet kam përfunduar shkallën e masterit (Msc), tani jam në përfundim të doktoratës (PhD), në të njëjtin fakultet, program kimi”, ka shkruar Rexhepi.

Rexhepi ka shtuar se ai e ka ushtruar edhe detyrën e Asistentit të Angazhuar në UP, në Fakultetin e Mjekësisë e më pas në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.

“Kontributi im si profesor në arsimin para universitar nuk ka qenë i vetmi, unë që nga viti 2010/2011 kam ushtruar detyrën në nivel universitar të Asistentit të Angazhuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa nga viti 2014/2015 kam ushtruar të njëjtën pozitë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës”, ka shkruar ai.

Gazeta Express ka kontaktuar drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Klinës, Arben Limanaj, i cili ka treguar se është i njoftuar me rastin e mësimdhënësit Ardian Rexhepi.

“Unë jam njoftuar sot, edhe pse shkolla na ka paralajmëruar për zvogëlim të numrit të nxënësve, por konkretisht sot jam njoftuar prej arsimtarit në fjalë. Jemi në përpjekje për të ia krijuar një normë që ta mbajmë në proces”, ka thënë Limanaj.

Ai ka shtuar se është në përpjekje që ta mbajë mësimdhënësin Rexhepi brenda sistemit arsimor, duke e përfshirë arë në lëndë që i përshtaten profesionit të tij.

“Që s’ka lëndë profesionale të tij jam njoftuar me një shkresë nga drejtori i shkollës, ne njoftimin e kemi marrë vetëm që nuk ka lëndë profesionale të tij. Ai ka dhënë lëndë të ndryshme, jo të profesionit të tij, sipas njoftimit që e kemi marrë më herët. Mirëpo ne jemi në përpjekje që ta mbajmë brenda sistemit, duke u mundu ta përfshijmë në lëndë që i përshtatën profesionit të tij, jo lëndë jashta asaj që mund të japë si arsimtar”, është shprehur Limanaj.

Limanaj theksoi se ka edhe raste të tjera kur nuk ka lëndë profesionale, por që mësimdhënësit i mbajnë lëndët tjera të cilat janë më të përafërta me profesionin e tyre

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Sot varroset mjeku që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë
Kosova

Sot varroset mjeku që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë

6 Korrik, 2022
18
Ferizaj: Gjen granatë dore në podrumin e shtëpisë
Kosova

Sulmohet me bombë💣 vetura e policit në Strellc të Deçanit

6 Korrik, 2022
38
Ish-deputeti Dreshaj me mesazh për furrtarët: Mos  përfitoni në kurriz të popullit (video)
Lajme

Ish-deputeti Dreshaj me mesazh për furrtarët: Mos përfitoni në kurriz të popullit (video)

6 Korrik, 2022
30
Ministri Faton Peci: Ja kush do të perfitoj nga grandi i 26 milon eurove (foto)
Bujqesi

Ministri Faton Peci: Ja kush do të perfitoj nga grandi i 26 milon eurove (foto)

6 Korrik, 2022
22
Boll Marre: Në Pejë, nusja ngacmohet seksualisht nga vjehrri, pastaj rrihet nga burri
Boll Marre

Kjo është nusja nga Podujeva që e rrahu me bisht fshise vjehrrën 76-vjeçare

6 Korrik, 2022
38
Arrestohen një person për ngacmim seksual në Gjakovë
Boll Marre

Një vajzë sulmohet seksualish në Bardhosh

6 Korrik, 2022
17
Next Post
Prizrenasi e rreh vajzën

Prizrenasi e rreh vajzën

Social Media

  • 76.8k Fans
  • 16.8k Followers
  • 238k Subscribers

Më të lexuarat

  • Ky është Mërgim Geci, polici që u plagos nga Lushtakët në Skenderaj

    Ky është Mërgim Geci, polici që u plagos nga Lushtakët në Skenderaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lajm i hidhur😢: Vdes mjeku i ri, ishte në autoambulancën që u aksidentua në Gjakovë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rrufeja e mbyt një 9-vjeçar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Donika Gërvalla: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Haradinaj nuk janë UÇK po turpi i Kosovës!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vdes 41-vjeçari që u plagos në Pejë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Azem Vllasi, tregon për herë të parë se kush e ka vra Jusuf Gërvallën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 5 pozicionet që duhet ti provoni për një sex të pa harruar (foto +18)

    1 shares
    Share 1 Tweet 0
  • Krimineli serb Milan Radojqiq këcënon nga një kodër në Kosovë: “Rroftë Serbia”….. (video)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi