Lajmet e fundit!

Mustafa ka ditëlindjen sot

Kryetari i Lidhjes Demoratike të Kosovës, Isa Mustafa, po feston ditëlindjen.

Isa Mustafa ka lindur në vitin 1951, sot ai po mbush 68 vjet.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe stabile, kështu ka deklaruar vetë Mustafa, pasi ishte prekur nga një sindromë e rrallë nga e cila u trajtua në një klinikë gjermane.

Mustafa ka siguruar opinionin publik se ka kaluar fazën e rëndë shëndetësore.

Për ditëlindjen e tij ka shkruar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

Në një postim në Facebook, Gecaj ka shkruar: Urime ditëlindja Kryetar!

Isa Mustafa është ekonomist dhe politikan, aktualisht është kryetar i LDK-së. Në të kaluarën ka udhëhequr komunën e Prishtinës, më pas për gjysmë mandati ka qenë edhe kryeministër i Kosovës. Ka përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe në politikë.