Lajmet e fundit!

Misteri i fshatit Raçë

Ndonëse jo shpesh kemi rast të dëgjojmë për mistere në vendin tonë. Një i tillë thuhet të jetë në fshatin Raçë të komunës së Gjakovës.

Në këtë vend, të cilin banorët e njohin si të shenjtë, gjendet një kryq.

Sipas rrëfimeve të banorëve të fshatit Raqë, nën dheun e këtij kryqi gjendet një kishë.

Sipas rrëfimeve, nëse dikush i ka bërë keq këtij vendi e ka gjetur një e keqe.

Gjokë Shala, i cili këto rrëfime i ka dëgjuar nga të parët thotë se kisha e Raqës ka qenë e lartë 20 metra.

Tutje, thuhet se Pjetërshani, Kusari, Doli dhe Godeni, fshatra këto që gjenden në komunën e Gjakovës, kanë histori të njëjta me kisha, që dikur ekzistonin e që tani janë nën dhe.