Lajmet e fundit!

Meta, Thaçi e Vuçiq ulen bashkë, në inaugurimin e Pendarovskit

Meta, Thaçi, Vuçiç e Radev prezent në inaugurimin e presidentit të pestë të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, President i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të pestë të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski.

Ceremonia mbahet në Kuvend ku janë të pranishëm dhe personalitete të tjera të shumta nga rajoni dhe vendi, dhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të trupit diplomatik.

Ceremonia u ndoq nga ish-presidenti Branko Cërvenkovski dhe Georgi Ivanov, si dhe gruaja e ish-presidentit Boris Trajkovski, Vilma.