• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kosova i ka rezerva shtetërore vetëm 100 mijë euro

01/09/2019 - 07:40:14
Kosova i ka  rezerva shtetërore vetëm 100 mijë euro

Nga 4 milionë e 800 mijë euro sa ishin rezerva shtetërore ishin ndarë nga buxhet i shtetit, kanë mbetur vetëm 100 mijë euro.

Për shpenzimin e rezervave Qeveria Haradinaj u kritikua në vazhdimësi, por sipas zyrtarëve të Qeverisë së dorëhequr kjo po del të jetë shuma më e vogël e mjeteve të ndara.

Lexo më shumë

Sot varroset mjeku që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë

Sot varroset mjeku që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë

6 Korrik, 2022
17
Ferizaj: Gjen granatë dore në podrumin e shtëpisë

Sulmohet me bombë💣 vetura e policit në Strellc të Deçanit

6 Korrik, 2022
35

Lulzim Rafuna, këshilltar i Ministrit të Financave (MF), Bedri Hamza, në një intervistë për EO, thotë se shuma prej 4 milionë e 800 mijë eurosh, ka qenë shuma më e vogël që ka ndarë ndonjë Qeveri ndonjëherë.

“Gjatë këtij viti, ka qenë një shumë që ka qenë shuma më e vogël e paraparë në buxhet ndonjëherë, ka qenë një shumë e vetme 4 milionë, e cila është shpërndarë sipas vendimeve të Qeverisë për arsye se fondet rezervë i organizon Qeveria e Kosovës dhe kjo shumë deri më tani është harxhuar dhe janë edhe 100 mijë që kanë mbetur në buxhet të shtetit, mirëpo është shuma më e vogël e ndarë ndonjëherë dhe e harxhuar deri më sot”, tha Rafuna.

Rafuna shprehet se shuma e buxhetit total të shtetit ka qenë shumë e madhe në krahasim me ndarjen buxhetore për rezerva shtetërore.

“Nëse e marrim prej vitit 2014-2015 ka qenë viti që është harxhuar rezerva shtetërore më së paku, mirëpo kjo ka ngjallë reagim dhe ka marrë vëmendje më shumë pasi ministri Hamza në mbledhje të Qeverisë qysh në fillim të mandatit e ka ngritë zërin që nuk mundet që për projekte që kanë dashtë të planifikohen të shfrytëzohet rezerva e shtetit.

“…nëse e shohim buxhetin total të shtetit e cila është 2.4, atëherë rezerva është shumë e vogël në krahasim me totalin e përgjithshëm të buxhetit, kështu që rezerva në kushte normale dhe sipas dispozitave ligjore duhet të shfrytëzohet për aktivitete të cilat nuk mund të planifikohen jo për ato të cilat mund të planifikohen”.

Sipas Rafunës, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme buxhetore të ndara nga rezervat shtetërore për rastet e jashtëzakonshme, por ai thotë se këto rezerva janë siguruar falë dikasterit të financave dhe jo Qeverisë.

“Ka mjete të mjaftueshme e kemi një rezervë të cilën ne e kemi mbajtur në kuadër të Ministrisë së Financave e cila nuk është rezervë e shtetit por rezervë në kuadër të Ministrisë së Financave, për rastet e quajtura ‘Vis Major’ që mund të ndodhin si rezultat i fuqisë madhore, tërmete, vërshime, që ti ndalim në ndihmë qytetarëve të Kosovës, ekziston ky buxhet dhe kjo shumë në kuadër të Ministrisë së Financave dhe në rast se ndodhin këto ne kemi mjete të mjaftueshme për ta mbuluar”.

“Ne duhet të kemi kujdes, ministri Hamza gjithmonë ka luftuar që shpenzimet kapitale të jenë në nivelin më të lartë dhe për këtë jemi krenar pasi Kosova është shteti i parë dhe i vetëm në rajon që ka shumën më të lartë të buxhetuar dhe siguruar në buxhet, në shpenzimet kapitale, pasi ato janë motor i zhvillimit ekonomik të vendit”.

Ai thotë se ekzekutimi i parë i pagave me rritje, të cilat do të dalin në muajin dhjetor të këtij viti, do të bëhet pa vonesa dhe as asnjë problem, pasi që buxheti i shtetit është i mjaftueshëm.

“Ministri ka qenë i vetmi që ka reaguar sa i përket vendimit për rritjen e pagave, sot e kësaj dite Ministri i Financave nuk e ka pranuar rrogën me rritje, jemi të lumtur që ligji për pagat për sektorin publik është i shpallur tani më në gazetë zyrtare, do të hyjë në fuqi në muajin nëntor ndërsa pagat e para që do të merren sipas këtij ligji, do jenë në muajin dhjetor”.

“Ne si Ministri e Financave kemi parapa mjete të mjaftueshme, është një shumë e tepërt dhe do teprojnë mjete ku nuk do ketë as një pengesë më të vogël në ekzekutimin e pagave dhe në marrjen e pagës së parë. Nuk presim që do ketë asnjë vonesë dhe mospagesë të pagave për arsye se buxheti është më se i mjaftueshëm dhe shteti asnjëherë nuk ka qenë në terma makro-fiskal më mirë se sa është tani”.

Ndryshe vetëm dy muajt e parë të këtij viti janar-shkurt, Qeveria Haradinaj harxhoi 1 milion e 797 mijë euro nga 4 milionë e 800 mijë euro të rezervave shtetërore.

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

Sot varroset mjeku që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë
Kosova

Sot varroset mjeku që humbi jetën nga aksidenti në Gjakovë

6 Korrik, 2022
17
Ferizaj: Gjen granatë dore në podrumin e shtëpisë
Kosova

Sulmohet me bombë💣 vetura e policit në Strellc të Deçanit

6 Korrik, 2022
35
Ish-deputeti Dreshaj me mesazh për furrtarët: Mos  përfitoni në kurriz të popullit (video)
Lajme

Ish-deputeti Dreshaj me mesazh për furrtarët: Mos përfitoni në kurriz të popullit (video)

6 Korrik, 2022
30
Ministri Faton Peci: Ja kush do të perfitoj nga grandi i 26 milon eurove (foto)
Bujqesi

Ministri Faton Peci: Ja kush do të perfitoj nga grandi i 26 milon eurove (foto)

6 Korrik, 2022
20
Boll Marre: Në Pejë, nusja ngacmohet seksualisht nga vjehrri, pastaj rrihet nga burri
Boll Marre

Kjo është nusja nga Podujeva që e rrahu me bisht fshise vjehrrën 76-vjeçare

6 Korrik, 2022
38
Arrestohen një person për ngacmim seksual në Gjakovë
Boll Marre

Një vajzë sulmohet seksualish në Bardhosh

6 Korrik, 2022
17
Next Post
Tentim vrasje në Podujevë

Tentim vrasje në Podujevë

Social Media

  • 76.8k Fans
  • 16.8k Followers
  • 238k Subscribers

Më të lexuarat

  • Ky është Mërgim Geci, polici që u plagos nga Lushtakët në Skenderaj

    Ky është Mërgim Geci, polici që u plagos nga Lushtakët në Skenderaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Lajm i hidhur😢: Vdes mjeku i ri, ishte në autoambulancën që u aksidentua në Gjakovë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rrufeja e mbyt një 9-vjeçar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Donika Gërvalla: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Haradinaj nuk janë UÇK po turpi i Kosovës!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vdes 41-vjeçari që u plagos në Pejë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 5 pozicionet që duhet ti provoni për një sex të pa harruar (foto +18)

    1 shares
    Share 1 Tweet 0
  • Azem Vllasi, tregon për herë të parë se kush e ka vra Jusuf Gërvallën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Krimineli serb Milan Radojqiq këcënon nga një kodër në Kosovë: “Rroftë Serbia”….. (video)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi