Lajmet e fundit!

Konfirmohet: Plagoset Met Elshani, menaxheri i ON Records

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një përleshje me armë zjarri nga ku të plagosur kanë mbetur dy persona, raporton Gazeta Express.

“Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri”, ka njoftuar policia, duke konfirmuar se është plagosur edhe menaxheri i On Records.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) :

M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, shkruhet në komunikatë.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .

Personat e arrestuar:

o Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

o L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

o Xh. B mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:

o A.K mashkull , 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.