• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Keta janë 24 kryeministrat e Kosovës qe nga viti 1880 e deri më sot

12/08/2019 - 08:28:19
Keta janë 24 kryeministrat e Kosovës qe nga viti 1880 e deri më sot



24 veta — 23 burra dhe 1 grua — e kanë ushtru detyrën e kreut të qeve­risë së Ko­sovës në historinë moderne. Titulli, kom­pe­ten­cat dhe mandati kanë ndryshu nëpër kohë.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Një i plagosje në Gjakovë

5 Korrik, 2022
4
54 aksidente të trafikut dhe 1,766 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Skënderaj

5 Korrik, 2022
9

Të parin po e njehim Ymer Drini-Priz­renin, kreun e Lidhjes së Priz­renit që në fund të 1880-s u vu në krye të Qeverisë së Përkohshme Shqip­tare. Duke qenë se ve­proi nga Priz­reni, dhe ushtroi au­to­ritet krye­sisht mbi vila­jetin e atëhershëm të Ko­­sovës, ai mund të quhet krye­mi­nis­tri i parë kosovar, perciell Telegramisot.com

Në vitet e pas-Luftës së Parë Botërore, 1918–1924, pati një sërë krye­ngrit­jesh kosovare ndaj pushtues­ve sërbo-jugo­sllavë. Një­herësh, Komiteti për Mbrojt­­jen Kombë­tare të Koso­vës u themelu në Shkodër, nën krye­­­simin e Hoxhë Kadri Pri­sh­­­tinës. Komi­teti lujti rolin e një qeverie në ekzil, deri kur re­gjimi i Zogut e de­tyroi me e ndalë vep­rim­ta­rinë. Për këtë arsye, Kadri Prish­tinën e kemi radhitë si krye­minis­trin e dytë të vendit.

Kosova nuk ka pasë ma qeveri ven­dore deri pas Luf­tës së Dytë Botë­rore. (Gjatë Luftës iu bashku pjesë­risht Shqipërisë.) Më 1944, par­ti­za­nët ven­dorë u mblo­dhën në kon­fe­ren­­cën e Bujanit, ku shprehën vull­ne­­tin e po­pullit për bashkim me Shqi­­­­përinë. Kon­­fe­renca zgjo­dhi edhe Kë­shillin Anti­fa­shist Na­­cional­çlirimtar të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit. Krye­­sia e Këshillit, me krye­ta­rin Mehmed Hoxha (njohur edhe si Mehmet Hoxha), ishte një lloj qeverie kalim­tare. An­daj M. Hoxhën po e njehim si krye­ministër his­to­rik, sado që ai dështoi të mbrojë vendimet e Bujanit.

Një vit ma vonë, Sër­bia — si shtet brenda federatës ju­go­sllave — e ri­pushtoi Dar­da­ninë, duke i shfuqizu ven­dimet e Bujanit.

Kosova iu bashku dhunshëm Sër­bisë dhe u cilësu sa për sy e faqe «kra­hinë auto­nome». Qe­be­sa, sër­bo­­kroa­tisht, Kosova u njoh si oblast (rreth), që ishte një nivel më i ulët se pokrajina (krahina). Prijësi parti­zan i Bu­ja­nit, Fadil Hoxha, u vu në krye të këshillit ek­­­zekutiv, ndo­nëse pu­sh­te­tin e vërtetë e mban­te udhë­­heqja sërbe.

Udhëheqësi partizan i Konferencës së Bujanit, Fadil Hoxha, u bë kryetar i qeverisë së parë të Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas historianëve, jugosllavët donin ta mënjanonin krejt, por e mbajtën në detyrë nga frika e reagimit popullor. Në kushte shtypjeje dhe me pushtet të kufizuar, Hoxha punoi me zgjeru autonominë e Kosovës, të cilën e arriti në fundvitet 1960.
I lindur në Gjakovë, Fadil Hoxha, u bë kryetar i qeverisë së parë të Kosovës, pas Luftës së Dytë Bo­të­­rore. Sipas hi­s­tori­anëve, jugo­sllavët kishin plani­fiku ta mënja­nonin krejt Fadil Ho­xhën, meqë si udhëheqës i Kon­fe­rencë së Bujanit kishte kërku bash­kim me Shqi­përinë. Por e mbaj­tën në detyrë nga frika e rea­gimit popu­llor. Në kushte shtyp­­jeje, me pu­shtet të kufizuar, dhe i braktisur nga komu­­nistët e Tiranës, Fadil Hoxha punoi me siguru auto­nomi për Kosovën.
Kushtetuta jugosllave e 1963-s e për­caktoi Kosovën si po­kra­jina, dhe ko­mi­tetin e saj po­pu­llor e ngriti në ku­vend kra­hi­nor. (Voj­vo­dina kish pasë këtë status që prej fundit të Luftës së Dytë.) Por kushtetuta jugo­sllave au­to­rizonte parlamen­tin e Sërbisë me i the­me­lu një­sitë autonome dhe me ua cak­tu kompetencat, duke e çu Ko­so­vën — siç shpjegon histo­ri­ani Noel Malcolm — në pikën më të ulët të vetë­qeverisjes.

Me ndryshimet politike në fundvitet 1960, Kosova fitoi auto­nomi për­mbajt­­jesore si kra­hinë brenda Sër­bisë dhe Jugo­sllavisë. Partia, tani e quj­tur Lidhja e Ko­­muni­s­të­ve, mban­­te primatin në politikë, dhe të gjithë kre­rët e këshillit ekzekutiv aso­ko­he ishin anë­tarë partie. Shumë prej tyre qenë sërbë.

Më 1989, Sërbia përdori for­cën ush­ta­rake me e tkurrë auto­no­minë, por më 1990, ins­ti­­tu­cio­net ven­do­re bënë qën­dresë të hapur, duke shpallë Ko­so­vën republikë të fe­de­ratës jugo­sllave. Sërbia u përgjigj me dhunë për ta pengu jetësi­min e repub­likës.

Kështu qeveria kosovare u de­ty­ru të vep­rojë nga jashtë ven­dit, duke drej­tu ar­si­min, shën­de­tësinë e fusha të tjera më­vetë­sisht nga regjimi push­tues sërb.

Në kohën e luftës, krahu që drej­­ton­te Ushtrinë Çli­rim­tare të Kosovës pati mos­pajtime me qeverinë e Bu­­jar Bukoshit, të vendosur në Bon të Gjer­ma­nisë. Udhë­he­qësi i UÇK-së, Ha­shim Thaçi, krijoi një qeveri të përkohshme.

Hashim Thaçi, udhëheqës i UÇK-së dhe tani kryetar i Republikës së Kosovës, ka shërby dy herë në tri mandate si kryeministër (Foto: Departamenti i Shtetit i ShBA-së, 2018)
Me çlirimin e Kosovës në qer­shor 1999, vendi u vu nën misionin e OKB-së, Un­mik. Por qeve­ria e Thaçit ush­t­roi para­lelisht autoritet të kufi­zuar deri kur u shpër­bë më 2000, për t’i lëshu rrugën in­s­ti­tu­cio­ne­ve të reja në kuadër të Un­mi­kut. Kështu, më 2002, Baj­ram Rexhepi u bë krye­ministri i parë i pakontes­tuar i Koso­vës së lirë, kurse Hashim Thaçi i pari pas ri­shpall­jes së pava­rësisë më 2008.

Qe lista e plotë me emrat e mbi­­em­rat, vitet e lindjes e vdek­jes, partitë, dhe datat e qën­drimit në detyrë të krye­ministrave të Kosovës. (Në thelb, është vetëm një ver­sion i për­di­të­suar dhe pjesë­risht i korri­gjuar i listës që jep sajti arkivor World States­men. E njëjta listë shfa­qet edhe në Wiki­pedinë anglisht.)

Kryetar i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare (1881)
1 Ymer efendi Prizreni (1826–1887), 12.1880–13.4.1881

Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës (1918–1924)
2 Hoxhë Kadri Prishtina (1878–1925), pa parti, 1.5.1918–12.1924, në mërgim

Kryetar i Këshillit Antifashit Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit (1944–1945)
3 Mehmed Hoxha (1908–1987), PKJ, 1.1.1944–11.7.1945

Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Komitetit Popullor të Kosovë-Metohisë (1945–1953)
4 Fadil Hoxha (1916–2001), 11.7.1945–20.2.1953

Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të KA Kosovë-Metohisë (1953–1969)
Fadil Hoxha (1916–2001), 20.2.1953–2.1963
5 Ali Shukrija (1919–2005), 6.1963–5.1967
6 Ilija Vakić (1932), 5.1967–24.2.1969

Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të KSA Kosovës (1969–1990)
6 Ilija Vakić (1932), 24.2.1969–5.1974
7 Bogoljub Nedeljković (1920–1986), 5.1974–5.1978
8 Bahri Oruçi (1930–2011), 5.1978–5.1980
9 Riza Sapunxhiu (1925–2008), 5.1980–5.1982
10 Imer Pula (1921–2010), 5.1982–5.5.1984
11 Ljubomir Neđo Borković (1926–2009), 5.5.1984–5.1986
12 Nazmi Mustafa (1941), 5.1986–3.1987
13 Kaqusha Jashari (1946), 10.3.1987–9.5.1989
14 Nikollë Shkreli (1944), 9.5.1989–1989
15 Daut Jashanica (1948), 1989–4.12.1989
16 Jusuf Zejnullahu (1944), 4.12.1989–5.7.1990

Kryetar i Qeverisë së Republikës së Kosovës (1990–2000)
16 Jusuf Zejnullahu (1944), LDK, 7.9.1990–5.10.1991
17 Bujar Bukoshi (1947), LDK, 5.10.1991–1.2.2000, në mërgim

Kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (1999–2000)
18 Hashim Thaçi (1968), pa parti, 2.4.1999–1.2.2000

Kryeministër i Kosovës (Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes, UNMIK, 2002–2008)
19 Bajram Rexhepi (1954–2017), PDK, 4.3.2002–3.12.2004
20 Ramush Haradinaj (1968), AAK, 3.12.2004–8.3.2005
21 Adem Salihaj (1950), u.d., LDK, 8.3.2005–25.3.2005
22 Bajram Kosumi (1960), AAK, 25.3.2005–10.3.2006
23 Agim Çeku (1960), pa parti (AAK), 10.3.2006–9.1.2007
18 Hashim Thaçi (1968), 9.1.2008–17.2.2008

Kryeministër i Republikës së Kosovës (nga 2008)
18 Hashim Thaçi (1968), PDK, 17.2.2008–9.12.2014
24 Isa Mustafa (1951), LDK, 9.12.2014–9.9.2017
20 Ramush Haradinaj (1968), AAK, 9.9.2017–19.7.2019

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Kronika e Zezë

Një i plagosje në Gjakovë

5 Korrik, 2022
4
54 aksidente të trafikut dhe 1,766 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë
Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Skënderaj

5 Korrik, 2022
9
Xhavit Haliti: Rusia e ka një plan të rrezikshëm për Kosovën
Kosova

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë

4 Korrik, 2022
10
Nuredin Lushtaku, armën e njërit polic ia ka dërguar Bekim Jasharit
Kosova

Nuredin Lushtaku, armën e njërit polic ia ka dërguar Bekim Jasharit

4 Korrik, 2022
23
Djali dhe vëllai i Nuredin Lushtakut janë arratisur në Shqipëri
Kosova

Nuredin Lushtaku dërgohet në burg

4 Korrik, 2022
18
Arrestohet, Lundrim Beqiri, vrasesi  i 25-vjeçariti në Mitrovicë
Kosova

Arrestohet, Lundrim Beqiri, vrasesi i 25-vjeçariti në Mitrovicë

4 Korrik, 2022
17
Next Post
Personi që e ka rrahur, gazetarin Gani Gërminë është arrestuar

Personi që e ka rrahur, gazetarin Gani Gërminë është arrestuar

Social Media

  • 76.8k Fans
  • 16.8k Followers
  • 237k Subscribers

Më të lexuarat

  • 8 raste të reja me coronavirus në Kosovë

    Sulmohet diskoteka “Venom”: Persona të panjohur gjuajtën me kallash nga motoçikleta

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 5 pozicionet që duhet ti provoni për një sex të pa harruar (foto +18)

    1 shares
    Share 1 Tweet 0
  • Ky ështå çmimi i naftës e benzinës për sot

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nuredin Lushtaku, armën e njërit polic ia ka dërguar Bekim Jasharit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nuredin Lushtaku dërgohet në burg

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Arrestohet, Lundrim Beqiri, vrasesi i 25-vjeçariti në Mitrovicë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Paraburgim ndaj dy Lushtakëve që i plagosën policët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dikur të buzëqeshur, por sot Albin Kurti e nervozon shumë Bernabiqin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi