• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani
No Result
View All Result

Ja me sa vite burg mund të dënohen “Hajnat” e Viva Fresh’it e Super Viva’s për shitjen 3.49 Euro të vajit?

11/03/2022 - 22:52:32
Ja me sa vite burg mund të dënohen “Hajnat” e Viva Fresh’it e Super Viva’s për shitjen 3.49 Euro të vajit?

Vëllezërit Xhevdet e Mustafë Rexhepi, bizneset mund t’i kenë të ndara me njëri-tjetrin, por jo edhe formën e operimit. Të paktën kështu po rezulton qysh mbrëmë, kur shteti atyre ua mbylli përkohësisht depot kryesore, nën dyshimin se mashtruan blerësit me çmimet e vajit në rrjetet e super marketeve të tyre “Viva Fresh Store” dhe “Super Viva”. Mashtrimi i blerësve është vepër penale, sipas Kodit Penal të Kosovës, e dënueshme me burgim deri në 1 vit maksimumi, ndërsa “Keqpërdorimi i pozitës së monopolit” të cilit iu referua mbrëmë Prokuroria e Shtetit dënohet nga 3 deri në 5 vjet burgim maksimumi.

3 euro e 49 cent është shitur litra e vajit deri dje në shumicën e super-marketeve në Kosovë. Përveç këtij çmimi ekstrem, rrjeti i marketeve të njohura “Viva Fresh Store” në raftet e vajit kishte vënë edhe banderola ku shkruhej se sasia e mbetur e vajit ishte e limituar, ndërkohë që në rafte gjithashtu ishin lënë pak paketime të ekspozuara, për të bindur blerësit se mbishkrimi në banderola ishte i vërtetë.

Lexo më shumë

Ambasada Amerikane në Kosovë uron festën e Fitër Bajramit

Amerika i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtri

25 Maj, 2022
6
Haki Abazi i “jepë shqelmat e fundit” qe të mos e votojnë Qeverinë Hoti

Haki Abazi dha dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji, në “WhatsApp”

25 Maj, 2022
8

Por, gjithçka po del të jetë një mashtrim. Të paktën kështu tregojnë gjetjet e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit të Tregut, pasi bastisën depon kryesore të “Viva Fresh Store” në dalje të Prishtinës.

Aty u gjeten mijëra litra vaj të fshehur në depo. E për pasojë edhe depoja u mbyll përkohësisht, me vendim të Inspektoratit të Tregut, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Viva Fresh SHPK” është në pronësi të biznesmenit Xhevdet Rexhepi, e regjistruar në ARBK qysh në vitin 2006, dhe operon si rrejt i marketeve “Viva Fresh Store” në gati gjithë Kosovën.

Tre vjet pas regjistrimit të “Viva Fresh”, të dhënat në ARBK tregojnë se një biznes të ngjashëm regjistroi edhe vëllai i Xhevdetit, Mustafë Rexhepi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Ngjashmëri bizneset e tyre kanë edhe në emër, veçse Mustafa ia shtoi një “super” përpara, duke e bërë “Super Viva”.

Përveç në veprimtari e në emër, po del se dy vëllezërit të ngjashme kanë edhe mënyrën e operimit në treg. Të paktën kur është fjala për mashtrimin e konsumatorëve. Kështu të paktën rezulton pas aksionit të mbrëmshëm të Krimeve Ekonomike dhe Inspektoratit të Tregut që pasoi me mbylljen e depos kryesore në Fushë Kosovë, të biznesmenit Mustafë Rexhepi, e regjistruar në ARBK si “Migros Group SHPK”.

Shteti edhe Mustafes, sikurse depon e Xhevdetit, e mbylli përkohësisht, pasi gjetën rreth 100 mijë litra vaji të fshehura në dy depot, për të cilat kanë munguar edhe dokumentacionet, ndërkohë që në marketet e tyre ekspozoheshin banderola të rrejshme se sasia e vajit ishte duke u harxhuar. Çmimet kishin fluturuar, në 3 euro e 49 cent litri i vajit.

“Inspektorati i Tregut mbyll dy depo të operatorëve ekonomikë. Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë Kosovë dhe Graçanicë)”, njoftoi zyrtarisht Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, menjëherë pas aksionit në dy depot, që përfundoi në orët e vona të natës. Ndërkohë që kontakti përmes telefonit me vëllezërit biznesmen, te premten, ishte i pamundur.

Për aksionin foli edhe Prokuroria e Shtetit për Gazetën Online Reporteri.net. Madje, paralajmëruan se do të ndërmarrin edhe masat e parapara me Kodin Penal të Kosovës, dhe duke u referuar në nenin 295 të KPK-së që parasheh edhe dënime me burgim për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës së monopolit”.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave, siç parashihet me nenin 295 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku është paraparë dënimi me burg dhe me gjobë”, tha Prokuroria e Shtetit.

Neni 295 i KPK-së, të cilit i referohet Prokuroria e Shtetit, përveç dënimeve me gjobë, parasheh edhe dënime me burgim nga tre vjet deri në 5 maksimumi.

Por në kodin penal të Kosovës ekziston edhe një nen tjetër për ata që mashtrojnë blerësit. Dhe dënimi që parashihet në të është shume më i ulet.

Fjala është për nenin Neni 293, Mashtrimi i blerësve, paragrafi 2 që parasheh se “Kushdo që me qëllim të mashtrimit të blerësve shpall rrejshëm se është zbritur çmimi i mallit apo se pritet rritja e çmimit të mallit ose në ndonjë mënyrë tjetër përdor haptazi reklamë të rreme, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit”.

Menjëherë pas aksionit të shtetit mbrëmë në depot e Viva Fresh Store dhe Migros, ka reaguar edhe vetë Kryeministri i vendit Albin Kurti që tha se nuk do ta lejojë zhvatjen dhe paralajmëroi edhe më tutje aksione të tilla.

“3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, shkroi shefi i ekzekutivit në facebook.

Për mashtrim me çmime, “Super Viva”, e Mustafë Rexhepit dhe “Viva Fresh Store” e Xhevdet Rexhepit, ishin dënuar me gjobë nga Inspektorati i Tregut edhe në dhjetor të vitit 2017.

Derisa, Inspektorati i Komunë së Rahovecit sot ia konfiskoi Viva Fresh-it në marketin e saj në këtë komunë mbi 4500 litra tjera të vajit pa dokumentacion të origjinës.

Efektet e bastisjes në depot e dy vëllezërve biznesmen janë vërejtur menjëherë sot. Çmimi i vajit në Kosovë ka rënë nën 2 Euro. /Reporteri.net/.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ambasada Amerikane në Kosovë uron festën e Fitër Bajramit
Lajme

Amerika i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtri

25 Maj, 2022
6
Haki Abazi i “jepë shqelmat e fundit” qe të mos e votojnë Qeverinë Hoti
Lajme

Haki Abazi dha dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji, në “WhatsApp”

25 Maj, 2022
8
Bota vajton për 19 nxënësit e vrarë në Teksas
Bota

Bota vajton për 19 nxënësit e vrarë në Teksas

25 Maj, 2022
16
Fshatin Gushicë  i Vitisë do të bëhët me Ambulantë të Mjekësisë Familjare
Lajme

Fshatin Gushicë i Vitisë do të bëhët me Ambulantë të Mjekësisë Familjare

25 Maj, 2022
6
Arrestohet nga policia shqiptare ballisti Ismail Morina
Lajme

Arrestohet nga policia shqiptare ballisti Ismail Morina

25 Maj, 2022
24
Gjilan: Mori kredi 120 mijë euro në emër të klientëve pa dijeninë e tyre
Ekonomia

ATK me mbikëqyrje të rreptë për këngëtarët

25 Maj, 2022
3
Next Post
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Kosova mund të futet në NATO

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Kosova mund të futet në NATO

Social Media

  • 76.8k Fans
  • 16.8k Followers
  • 229k Subscribers

Më të lexuarat

  • 5 pozicionet që duhet provuar për një sex të pa harruar (foto)

    5 pozicionet që duhet provuar për një sex të pa harruar (foto)

    1 shares
    Share 1 Tweet 0
  • Arrestohet nga policia shqiptare ballisti Ismail Morina

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Bota vajton për 19 nxënësit e vrarë në Teksas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Haki Abazi dha dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji, në “WhatsApp”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dënim me vdekje për ata që putheshin në publik

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Amerika i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtri

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Fshatin Gushicë i Vitisë do të bëhët me Ambulantë të Mjekësisë Familjare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nëna nga Peja e lë foshnjën në ballkon dhe largohet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • AKTUALE
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • COVID19
  • COVID19 – Vendimet e qeverisë
  • Ekonomia
  • Gjermani
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Opinione
  • SHBA
  • Shqiperi
  • Sport
  • Zvicerr
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani