Lajmet e fundit!

Irani kërcënon Amerikën

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Yukiya Amano, e ka konfirmuar se Irani po shton prodhimin e uraniumit të pasuruar

Yukiya Amano nuk e konfirmoi se kur Irani do të arrijë kufizimin e caktuar me marrëveshjen ndërkombëtare të 2015. Ai shtoi se është i brengosur me tensionim e situatës dhe bëri thirrje për dialog

Muajin e kaluar pas përkeqësimit të marrëdhënieve me SHBA’në dhe vendosjen e sanksioneve shtesë nga amerikanët paralajmëruan se nuk do ti përmbahen zotimeve të marrëveshjes tani 6 palësh pas largimit të SHBA’ve nga marrëveshja.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif ka thënë se përmirësimi i marrëdhënieve është e mundur vetëm nëse ndalet e ashtuquajtura  “lufta ekonomike e Amerikës”.  Ai shtoi se “ata që luftojnë kështu nuk mund të presin të jenë të sigurt” gjatë konferencës së shtypit me homologun e tij gjerman Heiko Maas që po vizitonte Teheranin në përpjekje të shpëtonte marrëveshjen.

Uraniumi i pasuruar shfrytëzohet si lëndë për armë bërthamore e mbetja e lëndës së shpenzuar nga reaktori i ujit të rëndë përmban plutonium dhe është e përshtatshëm për bombë.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, njoftoi muajin e kaluar se nuk  do të respektojnë marrëveshjen e nënshkruar dhe po ashtu i lajmëroi palët e mbetura nënshkruese se kanë afat deri më 7 korrik për të mbrojtur shitjet e naftës së Iranit, përndryshe nuk do ti përmbahet më kufizimeve të marrëveshjes.