• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Haki Abazi e sulmon VV-në: Ju jeni servilë e paçavra të ndyrë

05/08/2022 - 13:10:19
Haki Abazi që nga 2012-ta ka blerë patundshmëri ne vlerë 400.000 euro

Ngritja e Haki Abazit në Lëvizjen Vetëvendosje ishte e shpejtë. Rënia e tij edhe më e shpejtë. I lënë anash, ose i tërhequr vetë, Abazi ka shpërthyer me pakënaqësi ndaj pushtetit, të cilin e ka partia e vet.

Në zgjedhjet e fundit, qytetarët ishin dorëlirë me listën e LVV-së, por jo aq sa të përfitonte edhe Haki Abazi. Numri dy i Qeverisë Kurti I, mezi u bë deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, kur më shumë se gjysma e listës zgjedhore e VV-së arritën të hynin në Kuvend.

Lexo më shumë

Albulena Haxhiu e punëson burrin në ministri  si këshilltar

Albulena Haxhiu e punëson burrin në ministri si këshilltar

14 Gusht, 2022
11
“I bekum qoftë ai shtegtar që vjen dhe e sheh këtë vend të shejtë me histori të madhe” (video)

“I bekum qoftë ai shtegtar që vjen dhe e sheh këtë vend të shejtë me histori të madhe” (video)

14 Gusht, 2022
352

LVV mori mbi 438 mijë vota, më së shumti që një parti ka marrë ndonjëherë në Kosovë. Abazi ishte krejt i fundit në listë, si deputeti i zgjedhur me më së paku vota. I kishte 7587 sosh.

Haki Abazi ishte bërë zyrtarisht pjesë e partisë së Albin Kurtit në gusht të 2019, pak para fushatës zgjedhore.

Atë e kishte prezentuar Kurti, me një biografi të shkurtër me plot vlerësime për të. Haki Abazi, shkruante Kurti, ka punuar dhe jetuar në 120 shtete në këto 20 vjet.

‘Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen tonë”, shkruante Kurti për ardhjene e Abazit.

Pas disa muajsh, Abazi e gjeti vetën zëvendëskryeministër në Qeverinë e parë të Albin Kurtit. Atë e shihje kudo, në Qeveri, në studio televizive, në Facebook.

Prej kur është bërë Qeveria Kurti II, Abazi, ndër më aktivët rreth Kurtit, u pasivizua. Por, nuk dihet se a me vullnetin e tij, apo të liderit. Herën e fundit Abazi mori vëmendjen e popullit ishte përleshja fizike e tij me Dardan Molliqajn, pas një debati në Pressing të T7.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nuk mori asnjë pozitë në Qeverinë e re. Ai tani është deputet joaktiv në debatet parlamentare. Abazi ka qenë aktiv kaherë në Facebook, ku zakonisht ka sharë të tjerët, si media, personazhe publike dhe kundërshtarë politikë. Se fundmi, ka nisur po aty të shprehë pakënaqësi ndaj pushtetit, që e ka partia e tij.

Për shembull, dje kishte zgjedhur të flas për “servilë” e “paçavra”, me të cilët, sipas tij po tentohet të zhvillohet shteti. Ai fliste edhe për rehabilitim të atyre që kanë qenë bashkëpunëtorë të pushteteve të kaluara.

“Pyetja është nëse me servilë e poçavra të ndyera mund të ndërtohet e zhvillohet shteti? A duhet ndryshimi të reduktohet në rehabilitim të atyre që i kanë shërbyer në një formë atij sistemi të korruptuar e kriminal që synohet të ndryshohet!?”, shkroi Abazi.

Nuk dihet se për kë e ka fjalën, pasi në gjirin e LVV-së janë shumë prej ish-funskionarëve të PDK-së, LDK-së, AAK-së, e partive të tjera. Ndër ta, edhe shefja e Grupit të LVV-së në Parlament, Mimoza Kusari, e cila ka qenë zyrtare e lartë e AKR-së dhe bashkëpunëtore e shumicës së partive në vend.

Nëse do ta kishte për Kusarin, nuk do të ishte diçka e re për Abazin. Ai, pa qenë pjesë e LVV-së, kishte kishte ofenduar politikanen.

Ai e akuzonte Kusarin për votën pro demarkacionit, duke thënë se “kur vjen puna”, ajo i shkon pas ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe që “ka në qafë kartelat e Behgjet Pacollit”. E përqeshte edhe për hapjen e partisë së re “Alternativa”.

Së fundmi, Abazi ka zbuluar se nuk është i kënaqur as me qasjen për dialogun Kosovë – Serbi.

“Edhe në fillim ka qenë e gabuar hyrja e Kosovës në dialog me Serbinë, mirëpo edhe sot kur vazhdon ky dialog është qasje e gabuar. Kjo sepse është një koncept i “pushkës së mbushur” për Serbinë, e për të cilën po shihet qartazi që nuk ka asnjë interes të ketë marrëveshje me Kosovën”, tha Abazi dy javë më parë në një intervistë televizive.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Albulena Haxhiu e punëson burrin në ministri  si këshilltar
Kosova

Albulena Haxhiu e punëson burrin në ministri si këshilltar

14 Gusht, 2022
11
“I bekum qoftë ai shtegtar që vjen dhe e sheh këtë vend të shejtë me histori të madhe” (video)
Lajme

“I bekum qoftë ai shtegtar që vjen dhe e sheh këtë vend të shejtë me histori të madhe” (video)

14 Gusht, 2022
352
Lajmi i Fundit: Aksident me 4 të lënduar në Deçan
Kosova

Lajmi i Fundit: Aksident me 4 të lënduar në Deçan

14 Gusht, 2022
36
Bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan (FOTO)
Kosova

Bllokohet rruga Mitrovicë -Zveçan (FOTO)

14 Gusht, 2022
75
Moti sot: Shi dhe  rrufe
Kosova

Ky është burri që u mbyt nga rrufeja në Skënderaj

14 Gusht, 2022
31
Vendim: S’ka më trotinetë elektronikë në sheshet e rrugët e Prishtinës
Lajme

Vendim: S’ka më trotinetë elektronikë në sheshet e rrugët e Prishtinës

13 Gusht, 2022
5
Next Post
Boll Marre: 5 burra e dhunojnë për 5 ditë një grua në Prishtinë

Ky është monstumi që e sulmoi seksualisht të miturën në Ferizaj

Social Media

Më të lexuarat

  • “I bekum qoftë ai shtegtar që vjen dhe e sheh këtë vend të shejtë me histori të madhe” (video)

    “I bekum qoftë ai shtegtar që vjen dhe e sheh këtë vend të shejtë me histori të madhe” (video)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 5 pozicionet që duhet ti provoni për një sex të pa harruar (foto +18)

    1 shares
    Share 1 Tweet 0
  • Lajmi i Fundit: Aksident me 4 të lënduar në Deçan

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Albulena Haxhiu e punëson burrin në ministri si këshilltar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Grekët i sulmojnë tifozët e Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kjo është 20 vjeçarja qe ra nga ndërtesa dhe vdiq dje në Prishtinë (foto)

    5 shares
    Share 5 Tweet 0
  • Hej njerzë, nxitoni e rezervoni: “Sharr Travel” me ofertë për toke te ‘Rafaello’ në Shëngjin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shefqet Krasniqin e “kërcënon” Albin Kurtin për shami

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi