Lajmet e fundit!

Golden Eagle i jep energji edhe Francës

Pija nga Kosova Golden Eagle & Relax ka shënuar suksesin e radhës, nga sot ky prodhim ‘Made in Kosova’ do jetë prezent edhe në tregun e Francës.

Kompania, Frutex nga Suhareka është njëra ndër kompanitë më të suksesshme prodhuese në Kosovë.  Ajo prodhon pije energjike “Golden Eagle” si dhe lëngjet “Relax. Cilësia dhe kualiteti i produkteve ka bërë që produktet e saj të jenë të shtrira në shumë tregje botërore, derisa para pak ditësh drejtori i kësaj kompanie dha lajmin se do eksportojnë pijen Relax në Hungari, e nga sot pija energjike Golden Eagle & Relax do të eksportohet edhe në Francë.

No photo description available.