Lajmet e fundit!

Gili feston ditëlindjen

Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Fevzije Konushevci – Berani e njohur si Gili sot feston 53 vjetorin e lindjes.

Gili është ndër këngëtaret më të njohura dhe më të dashura të estradës sonë, pjesë e skenës muzikore që nga vitet e 80-ta.

Bashkëpunëtori më i madh i saj është bashkëshorti, Ilir Berani, me të cilin ka punuar që nga fillimi i karrierës dhe i cili i ka bërë shumë hite që janë dëgjuar dhe dëgjohen vazhdimisht.

“Me këtë rast, Iliri ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për ta uruar personin më të vlefshëm në jetë. “Urime ditelindjen zemer! I gezofshe te gjitha te mirat e kesaj bote! Jeto e lumtur me neve! Te dojne shume Lili, Roki dhe Doni”, ka shkruar Iliri në Facebook.