• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

E prenë në fyt me thikë, flasin dy autorët për vrasjen e shqiptarit

17/08/2019 - 08:25:47
E prenë në fyt me thikë, flasin dy autorët  për vrasjen e shqiptarit

Burg pa afat për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Florian Selimit, te cilet dje ne gjyq nuk e pranuan akuzen dhe as krimin.

Sadri Selaci, 26 vjeç, dhe Kiri Mernicaj, 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj, dyshohet se kanë masakruar me thikë të riun me origjinë nga Tropoja pas një sherri të çastit.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Një i plagosje në Gjakovë

5 Korrik, 2022
6
54 aksidente të trafikut dhe 1,766 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Skënderaj

5 Korrik, 2022
11

Pavarësisht se dy të rinjtë nuk e pranuan akuzën, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier caktoi për ta masën e sigurisë “Arrest me burg”, duke i lënë të qëndrojnë në qeli deri në fund të hetimeve.

Përpara togave të zeza, dy të rinjtë thanë se nuk kanë lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit. Ata kanë përsëritur disa herë se nuk kishin pasur fare dijeni për ngjarjen dhe se lajmin e kanë dëgjuar nga televizori.

26- vjeçari mësohet se ka një vëlla binjak dhe kjo pritet ta vështirësojë akoma më shumë çështjen për hetuesit.

Sipas Prokurorisë, përveç provave, ka dhe dëshmi për praninë e të rinjve në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, gjatë pyetjeve të shumta nga oficerët e Policisë, ata kanë shfaqur shenja paqëndrueshmërie, duke ngjallur akoma më shumë dyshime mbi ta.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së 11 gushtit, ku në fshatin Hamil u gjet i vrarë me thikë i riu Florian Selimi. Nga hetimet e kryera, si të dyshuar u arrestuan Sadri Selaci dhe Kiri Mernicaj.

Dy të rinjtë akuzohen se në fshatin Hamil, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë vrarë me thikë bashkëfshatarin e tyre, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë pak minuta pas goditjes. Dy të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 07:00 të kësaj të hëne, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, është gjetur pa shenja jete në kanal 23-vjeçari Florian Selimi. Në të njëjtën kohë, afër kanalit ku u gjet trupi i pajetë, është gjetur një makinë tip “Renault” me targa AA641EN, me kofano të hapur dhe një gomë të hequr. Pak para se të humbte kontaktet, viktima kishte telefonuar të atin dhe i kishte kërkuar ndihmë, pasi kishte defekt në makinë.

Akoma nuk dihet se si ka nisur sherri mes të rinjve, por dyshohet se gjithçka ka ardhur pas debateve për bllokimin e rrugës, sepse njëra nga gomat e makinës së Florian Selimit ishte çarë.

Florian Selimi ishte me origjinë nga Tropoja dhe prej disa vitesh jetonte në fshatin Sulaj të Fierit. Dyshohet se në vitin 2015, Selimi ishte arrestuar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas kishte djegur një automjet në lagjen “15 tetori”, ngjarje për të cilën ka qenë edhe i arrestuar./Panorama

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Kronika e Zezë

Një i plagosje në Gjakovë

5 Korrik, 2022
6
54 aksidente të trafikut dhe 1,766 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë
Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Skënderaj

5 Korrik, 2022
11
Xhavit Haliti: Rusia e ka një plan të rrezikshëm për Kosovën
Kosova

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë

4 Korrik, 2022
10
Nuredin Lushtaku, armën e njërit polic ia ka dërguar Bekim Jasharit
Kosova

Nuredin Lushtaku, armën e njërit polic ia ka dërguar Bekim Jasharit

4 Korrik, 2022
24
Djali dhe vëllai i Nuredin Lushtakut janë arratisur në Shqipëri
Kosova

Nuredin Lushtaku dërgohet në burg

4 Korrik, 2022
18
Arrestohet, Lundrim Beqiri, vrasesi  i 25-vjeçariti në Mitrovicë
Kosova

Arrestohet, Lundrim Beqiri, vrasesi i 25-vjeçariti në Mitrovicë

4 Korrik, 2022
17
Next Post
Mbi  34 mijë qytetarë kanë braktisur Kosovën vitin e kaluar

Mbi 34 mijë qytetarë kanë braktisur Kosovën vitin e kaluar

Social Media

  • 76.8k Fans
  • 16.8k Followers
  • 237k Subscribers

Më të lexuarat

  • 8 raste të reja me coronavirus në Kosovë

    Sulmohet diskoteka “Venom”: Persona të panjohur gjuajtën me kallash nga motoçikleta

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 5 pozicionet që duhet ti provoni për një sex të pa harruar (foto +18)

    1 shares
    Share 1 Tweet 0
  • Ky ështå çmimi i naftës e benzinës për sot

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nuredin Lushtaku, armën e njërit polic ia ka dërguar Bekim Jasharit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nuredin Lushtaku dërgohet në burg

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Arrestohet, Lundrim Beqiri, vrasesi i 25-vjeçariti në Mitrovicë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Paraburgim ndaj dy Lushtakëve që i plagosën policët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dikur të buzëqeshur, por sot Albin Kurti e nervozon shumë Bernabiqin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi