Lajmet e fundit!

Djali i ‘bashkon’ Majlinden e Majkun

Roani, djali i Majk dhe Malinda Zekës sot feston ditëlindjen e dytë.

Njëri prej emrave më të përfolur të fëmijëve të fytyrave publike është Roan, djali i Majk dhe Majlinda Zekës, çift ky i cili para dy viteve ishin pjesë e të gjitha medieve, shkruan Gazeta Express.

Fëmija më i ëmbël, Roani sot feston ditëlindjen e tij të dytë.

Majlinda, e cila është nënë shumë e përkushtuar, ka uruar të birin me

fjalët më të ëmbëla duke ndjer edhe nostalgji për kohën e para dy viteve duke thënë; “ Sot dy vite ishte dita më e lumtur e jetës sime, Zoti më bekoi me ty Roan❤️. Urime ditelindjen jeta e mamit, paq fatin dhe lumturin e botes🙏🏽” .

Po ashtu edhe Majk tha fjalët më të mira për të, duke ja dedikuar cdo vepër e sukses të tij, Roanit.

Ndryshe Roani është një pozer fantastik, ku secila foto e tij e realizuarnga fotografët është e shkelqyer.