Telegrami Sot
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani
No Result
View All Result
Telegrami Sot

“Bashkimi Kombëtar” i Kurtit e Haradinajt – Kështu përgjigjet ambasadori Kosnett

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt për bashkim kombëtar me Shqipërinë.

22/02/2021 - 21:05:16
“Bashkimi Kombëtar” i Kurtit e Haradinajt – Kështu përgjigjet ambasadori Kosnett

Gjatë fushatës, Kurti dhe Haradinaj e kanë përmendur bashkimin e Kosovës me Shqipëri, Kurti tha se në rast të referendumit, ai do të votonte Po. Gjatë fushatës zgjedhore edhe Haradinaj e ka përmendur idenë e bashkimit me Shqipërinë. Ndërkohë Kosnett ka thënë se ushtarët amerikanë nuk kanë vdekur për krijimin e Shqipërisë së Madhe apo edhe për krijimin e Serbisë së Madhe.

“Çka kam menduar me këtë? Së pari, qëndroj prapa asaj që kam thënë. Vizioni i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe dhe Serbia e Madhe. Njerëzit kanë pyetur, cilët ushtarë amerikanë kanë vdekur? Kur flas për ta, atëherë flas për dy pilotë amerikanë të helikopterit, që kanë vdekur në vitin 1999 gjatë operacioneve këtu. Ata kanë vdekur kur helikopteri i tyre është rrëzuar në Shqipëri. Kevin Riker dhe David Gibbs. Kjo nuk është fshehtësi. Në Prizren është ngritur memorial në nderim të tyre, por gjithashtu e kam thënë dhe mendoj se kjo është me rëndësi që Kushtetuta e Kosovës bën thirrje që Kosova të jetë vend shumetnik e jo vend i vetëm një etnie. Të njëjtën gjë ua përmendim edhe njerëzve në vendet e tjera në rajon. Shtetet e Bashkuara e marrin një pjesë të madhe të fuqisë së tyre nga fakti që jemi vend me larmi fetare dhe shumetnik. Nga kjo nuk e marrim vetëm larminë kulturore; marrim edhe larminë e ideve dhe mendoj se do të ishte e vështirë për çfarëdo qeverie amerikane se përgjigja për paqe në Ballkan qëndron në ndarjen e të gjithëve sipas etnisë dhe ndërtimit të mureve. Duhet të ndërtojmë ura e jo mure”, tha ai në emisionin Pressing në T7

Lexo më shumë

Kurti këmbëngul, as pas takimit me Lajçak s’bindet që dialogu të jetë prioriteti i parë

Kurti këmbëngul, as pas takimit me Lajçak s’bindet që dialogu të jetë prioriteti i parë

1 Mars, 2021
4
Vetëm një kandidaturë zyrtare për kreun e LDK-së

Vetëm një kandidaturë zyrtare për kreun e LDK-së

1 Mars, 2021
1

Ndërkohë bashkimi kombëtar është përmendur si alternativë pasi qytetarët e saj jetojnë të izoluar dhe nuk iu mundësohet udhëtimi pa viza në shtetet e BE’së. Kosnett thotë se nuk e sheh të ardhmen e Kosovës në izolim.

“Nuk do të përpiqem të hyj brenda mendjes së të gjithë atyre individëve që kanë folur për këtë. Mendoj se e ardhmja e Kosovës nuk qëndron në izolim, apo të përdori fjalën tuaj, të jetesës në geto. Kosova duhet që të jetë pjesë e Evropës së madhe e jo vetëm e Shqipërisë së madhe. Natyrisht, si amerikan, e kam të lehtë për të thënë që BE-ja duhet t’ju ofrojë kosovarëve liberalizim të vizave”, shtoi ai.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Kurti këmbëngul, as pas takimit me Lajçak s’bindet që dialogu të jetë prioriteti i parë
Lajme

Kurti këmbëngul, as pas takimit me Lajçak s’bindet që dialogu të jetë prioriteti i parë

1 Mars, 2021
4
Vetëm një kandidaturë zyrtare për kreun e LDK-së
Lajme

Vetëm një kandidaturë zyrtare për kreun e LDK-së

1 Mars, 2021
1
Axha i Albin Kurtit: E kam pritur fitoren e Vetëvendosjes – ai është sakrifica për dikë tjetër jo për vete
Lajme

Axha i Albin Kurtit: E kam pritur fitoren e Vetëvendosjes – ai është sakrifica për dikë tjetër jo për vete

1 Mars, 2021
2
Lajçak nuk prononcohet për media pas takimit me Kurtin
Lajme

Lajçak nuk prononcohet për media pas takimit me Kurtin

1 Mars, 2021
2
Gjendet i vdekur një polic në Pejë
Lajme

Gjendet i vdekur një polic në Pejë

1 Mars, 2021
30
Arrestohet kryeplaku i fshatit të Strellcit lidhur me vrasjen e Donjeta Pajazitaj
Lajme

Arrestohet kryeplaku i fshatit të Strellcit lidhur me vrasjen e Donjeta Pajazitaj

1 Mars, 2021
101
Next Post
“Nëse numëron goditjet ndaj LDK-së, nisu prej vetes”, debat mes Imer Mushkolajt dhe Naser Rugovës

“Nëse numëron goditjet ndaj LDK-së, nisu prej vetes”, debat mes Imer Mushkolajt dhe Naser Rugovës

Social Media

  • 56.8k Fans
  • 11.9k Followers
  • 167k Subscribers

Më të lexuarat

  • Dy çanta me plot para ju kapen të arrestuarve në Ministrinë e Bujqësisë

    Zeka: 42 milionë euro në vit për bujqësi, ama na as pula nuk kemi, se mos të flas për viça e lopë…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrau prindërit, vëllezërit dhe veten, si arriti policja ta merrte armën nga sirtari

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vjen ‘kërcënimi’ i parë ndaj Kurtit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gjakderdhje në tru, ndrydhje në mushkëri e thyerje të kockave të fytyrës/ Gjendja e 3-vjeçarit që u lëndua në Prishtinë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Tragjike, 31 vjeçarja hidhet nga ura me djalin e saj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • AKTUALE
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • COVID19
  • COVID19 – Vendimet e qeverisë
  • Ekonomia
  • Gjermani
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Opinione
  • SHBA
  • Shqiperi
  • Sport
  • Zvicerr
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
  • Bota
    • SHBA
    • Zvicerr
    • Gjermani