• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

A do t’ia lërë Kurti LDK’së postin e kryeministrit?

16/08/2019 - 21:28:07
A do t’ia lërë Kurti LDK’së postin e kryeministrit?

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur për takimin e tij të fundit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, ka thënë se këto të dy parti kanë punuar së bashku dhe kanë krijuar një opozitarizëm të sinqertë. Ai shtoi gjithashtu se do ta preferonte një koalicion parazgjedhor me LDK’në, duke shtuar se për postin e kryeministrit, ai tha se me rëndësi është që kjo temë të diskutohet brenda partive, e më pas të bëhet bashkërendimi i planit qeverisës, e në fund zgjedhja e kandidatit do të jetë më e lehtë.

Kurti tha se LDK’ja është e preferuara e tyre për një koalicion të mundshëm. E gjitha kjo për shkak se janë të kënaqur nga bashkëpunimi që e kanë pasur gjatë kohës sa ishin në opozitë.

Lexo më shumë

Sot pritet shkarkimi i bordit të ZRRE-së

Sot pritet shkarkimi i bordit të ZRRE-së

6 Korrik, 2022
11
Sondazhi amerikan: Kurti politikani më i besueshëm në Kosovë, po Osmani …. (foto)

Sondazhi amerikan: Kurti politikani më i besueshëm në Kosovë, po Osmani …. (foto)

6 Korrik, 2022
22

“Bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, lëvizja Vetëvendosje i ka bashkërenduar hapat në opozitë për gjatë gati afër këto dy viteve dhe ne jemi ndarë të kënaqur nga ky bashkëpunim” tha Kurti duke shtuar se “ka pasur sinqeritet, ka pasur seriozitet” tha ai për Zërin e Amerikës.

Kurti shton se e ka shprehur vullnetin e mirë dhe optimizmin për bashkëpunim, por ende nuk ka rezultate konkrete nga takimi i tij me Mustafën, por ka premtuar se në momentin që do të ketë rezultate ato do të bëhen publike.

Ai shton se “që ka më shumë arsye për të shpresuar që përfundimisht po i vjen fundi kapjes së shtetit meqenëse thellësia e krizës në Kosovë nuk matet ma me korrupsionin në institucione por me institucionet në korrupsion, pra është një nivel i ri i degradimit të shtet ndërtimit në Kosovë dhe shtangimit socio-ekonomik”.

Ndërsa i pyetur rreth kandidatit për kryeministër në rast të një bashkëpunimi parazgjedhor, Kurti ka thënë se këtë e vendosë Këshilli i Përgjithshëm i VV’së dhe se të njëjtën mund ta bëjë edhe LDK’ja. Gjithsesi ai tregon se ka dakordësim për harmonizim të programit, e që më pas zgjedhja e kandidatit do të jetë më e lehtë.

“Sa i përket lëvizjes Vetëvendosje këtë e vendos Këshilli i Përgjithshëm, shumë shpejt do të mund ta bëj këtë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë le të themi diskutimet e brendshme për këto çështje, por ne jemi dakorduar që njëherë të kemi një lloj harmonizimi programor i cili i paraprinë çfarëdo përgjegjësie me emra të veçantë. Nëse duam ta luftojnë krimin dhe korrupsionin, nëse duam që të marr fund kapja e shtetit atëherë unë besoj që shumë gjëra do të jenë më të kollajshme për t’i zgjidhur dhe dakorduar” tha Kurti.

I pyetur se a preferon një koalicion parazgjedhor apo paszgjedhor, Kurti theksoi se një koalicion para zgjedhjeve do të ishte më i mirë për Kosovën dhe se fushata do të ishte më e qetë dhe me më pak polemtika. E një koalicion mes LDK’së dhe VV’së do t’i tregonte partive të tjera që nga fillimi se kush i fiton zgjedhjet.

“Unë preferoj që të fitojmë me koalicion parazgjedhor sepse në momentin që bëhet koalicioni lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës atëherë fushata bëhet e qetë, afirmative, pozitive, do të ketë shumë më pak polemika se sa kur garojmë ndaras sepse po garuam të gjithë ndaras fushata bëhet më e egër dhe në anën tjetër të gjithë ata që do t’i humbin zgjedhjet do ta dinë këtë para zgjedhjeve” tha Kurti.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Sot pritet shkarkimi i bordit të ZRRE-së
Ekonomia

Sot pritet shkarkimi i bordit të ZRRE-së

6 Korrik, 2022
11
Sondazhi amerikan: Kurti politikani më i besueshëm në Kosovë, po Osmani …. (foto)
Lajme

Sondazhi amerikan: Kurti politikani më i besueshëm në Kosovë, po Osmani …. (foto)

6 Korrik, 2022
22
Krimineli serb Milan Radojqiq këcënon nga një kodër në Kosovë: “Rroftë Serbia”….. (video)
Kosova

Krimineli serb Milan Radojqiq këcënon nga një kodër në Kosovë: “Rroftë Serbia”….. (video)

6 Korrik, 2022
21
Policia e Prokuroria me aksion në pesë komuna për ndërtime pa leje
Kosova

Vdes 41-vjeçari që u plagos në Pejë

5 Korrik, 2022
60
Lajm i hidhur😢: Vdes mjeku i ri, ishte në autoambulancën që u aksidentua në Gjakovë
Kronika e Zezë

Lajm i hidhur😢: Vdes mjeku i ri, ishte në autoambulancën që u aksidentua në Gjakovë

5 Korrik, 2022
262
Terminet për viza Shengen, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë del me njoftim
Kosova

Hapet aplikimi për viza gjermane në Kosovë

5 Korrik, 2022
25
Next Post
Ja sa u janë rritur pagat mjekëve dhe infermierëve nga Qeveria Haradinaj

Ja sa u janë rritur pagat mjekëve dhe infermierëve nga Qeveria Haradinaj

Social Media

  • 76.8k Fans
  • 16.8k Followers
  • 238k Subscribers

Më të lexuarat

  • Lajm i hidhur😢: Vdes mjeku i ri, ishte në autoambulancën që u aksidentua në Gjakovë

    Lajm i hidhur😢: Vdes mjeku i ri, ishte në autoambulancën që u aksidentua në Gjakovë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Mërgim Geci, polici që u plagos nga Lushtakët në Skenderaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rrufeja e mbyt një 9-vjeçar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vdes 41-vjeçari që u plagos në Pejë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vdes në moshë të re gazetarja e Kosovës (foto)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 5 pozicionet që duhet ti provoni për një sex të pa harruar (foto +18)

    1 shares
    Share 1 Tweet 0
  • Driton Çaushi martohet me motrën e Dardan Molliqajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Polici i plagosur Enver Smakiqi, ka treguar se a ka pasur probleme me Lushtakët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi