• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

QUINT’i i huton partitë

13/08/2019 - 16:39:03
Kusarit: Kuvendi nuk shpërndahet më 22 gusht

Edhe 9 ditë kanë mbetur deri në votimin për shpërndarjen e Kuvendit. Pas këtij veprimi radha është te Presidenti Hashim Thaçi që të shpallë datën e zgjedhjeve. KQZ thotë se është gati që me 4 milionë euro të organizojë zgjedhje. Partitë politike tashmë kanë filluar fushatën zgjedhore dhe janë të bindura se zgjedhjet s’kanë alternativë. Të martën, ka habitur pak një qëndrimi i qeverive të 5 shteteve perëndimore të njohura si QUINT, të cilat i kanë kërkuar Kosovës që të vazhdojë dialogun pa i përmendur zgjedhjet.

Në mbledhjen e parë dhe të vetme, që mbajti qeveria e Kosovës në detyrë, ministri i PDK-së në largim Bedri Hamza ka thënë se KQZ nuk ka fonde për organizim të zgjedhjeve.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Një i plagosje në Gjakovë

5 Korrik, 2022
6
54 aksidente të trafikut dhe 1,766 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Skënderaj

5 Korrik, 2022
11

Një deklaratë e tij mori reagime të shumta nga partitë politike, derisa u tha se PDK në këtë mënyrë po tenton të gjejë ndonjë alternativë që do t’i ikë shkuarjes në zgjedhje.

Megjithatë, pavarësisht këtij paralajmërimi nga Ministrat e PDK’së në detyrë, partitë politike u dakorduan se me datë 22 gusht, të shkohet me seancë të jashtëzakonshme ku do të hidhen votat që Kuvendi të shpërndahet, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Sot ndërkaq edhe PDK i ka dërguar nënshkrimet për këtë seancë.

Lidhur me këtë cështje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po thonë se janë duke qëndruar në gjendje gatishmërie që të shihet se me çfarë vendimi do të shkohet me datë 22 gusht.

“KQZ-ja është në pritje të vendimit të Kuvendit të Kosovës dhe në këtë situatë, për aq sa i takon KQZ-së, ne jemi në gjendje gatishmërie për të filluar me përgatitjet intensive, pasi të udhëzohemi për këtë gjë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore, kurdo që i kërkohet”, ka thënë për Gazetën Express, Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.

Ai ka zbuluar edhe nëse ka mjete të mjaftueshme që të shkohet në zgjedhje, apo nëse kjo situatë mund të sjellë diçka problem në organizimin e tyre. Elezi po thotë se do të veprojnë njëjtë si viteve të kaluara, derisa, tutje shpjegon procedurat.

“Nuk kemi akoma një dokument të konkretizuar pasi, siç e thashë më lartë, jemi në pritje të vendimit të Kuvendit të Kosovës dhe KQZ-ja do të veprojë në përputhje me detyrimet ligjore që ka.

Viti 2019 nuk është vit zgjedhor, çka do të thotë se në Ligjin e Buxhetit të miratuar nga Kuvendi nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje. Duke u mbështetur edhe në praktikat e kaluara, pra kur kemi zgjedhje të jashtëzakonshme, KQZ-ja bën kërkesë buxhetore në Qeveri për mjete financiare për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha ai.

Zëdhënësi në KQZ, shton se për zgjedhje të jashtëzakonshme, kostoja totale është 4 milionë euro.

“Zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat po ashtu ishin të jashtëzakonshme, kishin koston e përgjithshme: 4 milion euro”, ka bërë të ditur Elezi.

Por, kur mund të jetë data e zgjedhjeve nëse shkohet me shpërbërje me 22 gusht?

Lidhur me këtë çështje, Artan Murati nga KDI po thotë për Gazetën Express se data e zgjedhjeve mund të jetë nga 22 shtatori deri më 6 tetor.

“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, të gjitha Grupet Parlamentare u dakorduan që seanca për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të mbahet me datën 22 gusht. Sipas përllogaritjeve në bazë të afateve kushtetuese, zgjedhjet potencialisht mund te mbahen në intervalin mes 22 shtatorit dhe 6 tetorit. Për t’u shpërndarë kjo legjislaturë duhet së paku 80 vota pro nga deputetët, gjë që duket e realizueshme duke pasur parasysh dakordimin paraprak”, thotë ai, teksa shton se presidenti Hashim Thaçi mundet ende që të mandatoj një person tjetër, duke e pamundësuar shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Presidenti ende mund të mandatoj një mandatarë të dytë që potencialisht do të mund ta konsumonte mandatin kushtetues të qeverisë. Në rrethanat aktuale është vështirë e besueshme që një gjë e tillë mund të ndodhë, meqenëse të gjitha subjektet politike veçse janë dakorduar për zgjedhje. Megjithatë, politika kosovare në vazhdimësi ka qenë befasuese, dhe nuk mund të përjashtohet mundësia që dikush nga subjektet politike edhe mund të ndryshoj mendje për çështjen e zgjedhjeve”, ka bërë të ditur Murati.

Në rregulloren e Kuvendit të Kosovës, saktësohet se janë disa raste kur ndodh shpërndarja e Kuvendit.

Neni 83 thotë se Kuvendi shpërndahet në këto raste nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, prej ditës së caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës nuk mund të formohet Qeveria, kur për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve. Në këtë rast, Kuvendi shpërndahet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës si dhe nëse brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh, nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet Presidenti i Republikës së Kosovës. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës pas votimit të suksesshëm për mosbesim ndaj Qeverisë.

Derisa nëse kryeministri i vendit jep dorëheqje, saktësohet se Qeveria bie si dhe presidenti i Republikës me këtë rast, në konsultim me partinë politike ose me koalicionin që e ka fituar shumicën e nevojshme, ia propozon Kuvendit një kandidat të ri për kryeministër.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Kronika e Zezë

Një i plagosje në Gjakovë

5 Korrik, 2022
6
54 aksidente të trafikut dhe 1,766 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë
Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Skënderaj

5 Korrik, 2022
11
Xhavit Haliti: Rusia e ka një plan të rrezikshëm për Kosovën
Kosova

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë

4 Korrik, 2022
10
Nuredin Lushtaku, armën e njërit polic ia ka dërguar Bekim Jasharit
Kosova

Nuredin Lushtaku, armën e njërit polic ia ka dërguar Bekim Jasharit

4 Korrik, 2022
24
Djali dhe vëllai i Nuredin Lushtakut janë arratisur në Shqipëri
Kosova

Nuredin Lushtaku dërgohet në burg

4 Korrik, 2022
18
Arrestohet, Lundrim Beqiri, vrasesi  i 25-vjeçariti në Mitrovicë
Kosova

Arrestohet, Lundrim Beqiri, vrasesi i 25-vjeçariti në Mitrovicë

4 Korrik, 2022
17
Next Post
Arrestohet kosovari në Shqipëri – trafikonte armë nga Serbia

Arrestohet kosovari në Shqipëri – trafikonte armë nga Serbia

Social Media

  • 76.8k Fans
  • 16.8k Followers
  • 237k Subscribers

Më të lexuarat

  • 5 pozicionet që duhet ti provoni për një sex të pa harruar (foto +18)

    5 pozicionet që duhet ti provoni për një sex të pa harruar (foto +18)

    1 shares
    Share 1 Tweet 0
  • Sulmohet diskoteka “Venom”: Persona të panjohur gjuajtën me kallash nga motoçikleta

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky ështå çmimi i naftës e benzinës për sot

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nuredin Lushtaku, armën e njërit polic ia ka dërguar Bekim Jasharit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nuredin Lushtaku dërgohet në burg

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Arrestohet, Lundrim Beqiri, vrasesi i 25-vjeçariti në Mitrovicë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Paraburgim ndaj dy Lushtakëve që i plagosën policët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dikur të buzëqeshur, por sot Albin Kurti e nervozon shumë Bernabiqin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi