• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

KQZ nuk ka buxhet për zgjedhje

22/08/2019 - 17:14:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), aktualisht nuk ka buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat pritet të mbahen së shpejti, pas shpërndarjes së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Valmir Elezi, zyrtar për informim në KQZ, ka thënë për Sinjalin se ky vit nuk kishte qenë i paraparë për zgjedhje të jashtëzakonshme, prandaj nuk ka mjete të planifikuara për të. Por, ai ka thënë se KQZ në raste të tilla bën kërkesë buxhetore në Qeveri për t’i financuar zgjedhjet. Ka treguar se një veprim i ngjashëm ishte zhvilluar edhe në zgjedhjet lokale të katër komunave në këtë vit.

Lexo më shumë

Lamtumirë shi!!!

Ky është moti për sot

1 Korrik, 2022
1
Veprim heroik i policit gjatë stuhisë  se djeshme, kështu e  ndihmon nënën dhe vajzën e saj të bllokuar në ujë (video)

Veprim heroik i policit gjatë stuhisë se djeshme, kështu e ndihmon nënën dhe vajzën e saj të bllokuar në ujë (video)

1 Korrik, 2022
0

“Viti 2019 nuk është vit zgjedhor, prandaj në Ligjin e Buxhetit për këtë vit nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje. Duke u mbështetur edhe në praktikat e kaluara, pra kur kemi zgjedhje të parakohshme, KQZ-ja bën kërkesë buxhetore në Qeveri për mjete financiare për mbajtjen e zgjedhjeve”.

“Kështu kemi vepruar së fundmi me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave, të cilat u mbajtën më 19 maj të këtij viti. Pra, kanë qenë zgjedhje të paplanifikuara”, ka deklaruar Elezi

Ditë më parë, KQZ kishte deklaruar se nuk mund të dihen saktë shpenzimet për zgjedhje të jashtëzakonshme pa u planifikuar ato. Sipas të dhënave të KQZ-së për zgjedhjet e kaluara të mbajtura në vitin 2017 janë shpenzuar rreth 5 milionë euro.

Ndërkohë, ministri i Financave, Bedri Hamza, muaj më parë kishte deklaruar se nuk ka buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai kishte thënë se ekziston një fond i cili mund të bartet, por kishte thënë se nuk ka njohuri nëse ka të drejtë ta transferojë atë buxhet.

“Buxhet brenda KQZ për organizimin e zgjedhjeve nuk ka, për shkak se ky nuk ka qenë vit zgjedhor në bazë të ligjit dhe kushtetutës. Po brenda Ministrisë së Financave është një fond, të cilën ministria ka të drejtë ligjore me transferuar në cilëndo organizate buxhetore”, kishte thënë Hamza.

“Për krejt këtë transfer ka nevojë për qartësim të situatës juridike pas dorëheqjes së kryeministrit, a jemi në dorëheqje, apo jemi ish-ministra, jemi ish-ministra atëherë është goxha problem legal se kush është ai që e nënshkruan këtë transfer do të thotë nuk është në pyetje që janë mjetet brenda ministrisë, mirëpo duhet të qartësohet situata legale, duhet me u shpall zgjedhjet edhe KQZ duhet me ardh me kërkesë te ministria e financave sa fonde nevojiten dhe për çka nevojiten”, ka thënë Hamza.

Legjislatura e VI-të e Kuvendit të Kosovës është shpërndarë sot në një seancë të jashtëzakonshme, e cila është mbajtur në orën 10:00. Me 89 vota pro, një kundër dhe dy abstenime Kuvendi u shpërnda për t’i hapur rrugë krijimit të një legjislature të re.

Ndërsa tani, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme jo më herët së 30 ditë nga shpërndarja e Kuvendit dhe jo më larg se 45 ditë nga dita e shpërndarjes./Sinjali/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Lamtumirë shi!!!
Kosova

Ky është moti për sot

1 Korrik, 2022
1
Veprim heroik i policit gjatë stuhisë  se djeshme, kështu e  ndihmon nënën dhe vajzën e saj të bllokuar në ujë (video)
Kosova

Veprim heroik i policit gjatë stuhisë se djeshme, kështu e ndihmon nënën dhe vajzën e saj të bllokuar në ujë (video)

1 Korrik, 2022
0
Zemaj: Do të vaksinohen 500 mijë qytetarë
Kosova

Zemaj-Kurtit: Ai hajni i juaj u zu me pelë për dore

30 Qershor, 2022
40
Sonte vjen premiera e monodramës “Arka”
Kosova

Sonte vjen premiera e monodramës “Arka”

30 Qershor, 2022
8
Pamje kur gjarpëri dy metra e kapë peshkun në lumin e Pejës (video)
Kosova

Pamje kur gjarpëri dy metra e kapë peshkun në lumin e Pejës (video)

30 Qershor, 2022
105
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Kosova

Ky është burri që u gjet i vdekur në ballkonin e shtëpisë së tij në Istog

30 Qershor, 2022
58
Next Post

Evropa e bllokon Rusinë

Social Media

  • 76.8k Fans
  • 16.8k Followers
  • 237k Subscribers

Më të lexuarat

  • Murati, bizneseve: Pa “kasavet” do ti mbulojmë të gjitha humbjet e juaja

    Hekuran Murati: Ma lirë na kish kushtuar çlirimi me mercenarë se me UÇK-në

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • LAJMI I FUNDIT: Parashutistë serb hyn në territorin e Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pamje kur gjarpëri dy metra e kapë peshkun në lumin e Pejës (video)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është burri që u gjet i vdekur në ballkonin e shtëpisë së tij në Istog

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Stuhi të fuqishme dhe të reshura në këto zona të Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandaloze:32-vjeçari nga Suhareka, ia ngacmon seksualisht gruan vëllait që gjendet në Zvicër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zemaj-Kurtit: Ai hajni i juaj u zu me pelë për dore

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vuçiq fillon me kërcënime: Kosova të mendojë tre herë para 30 shtatorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.com“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.com“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

[email protected]

Kategori

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi