Lajmet e fundit!

17 ushtarë nigerian të vrarë në kufi me Malin

Persona të armatosur kanë vrarë së paku 17 ushtarë të Nigerit gjatë një sulmi pranë kufirit me Malin, ku disa grupe xhihadiste janë aktive. Një zëdhënës i qeverisë tha se 11 ushtarë të tjerë janë zhdukur.

Sulmi ndodhi afër qytetit Tongo Tongo, ku luftëtarët e Shtetit Islamik i kishin vrarë katër pjesëtarë të forcave speciale amerikane dhe katër ushtarë të Nigerit në tetor të vitit 2017.

Abdourahamane Zakaria, zëdhënës i qeverisë, nuk tregoi se kush mund të jenë sulmuesit. Ky është një ndër sulmet më të përgjakshme në Niger viteve të fundit.

Xhihadistët, përfshirë degët e Al Qaedas dhe Shtetit Islamik, i kanë shpeshtuar sulmet ndaj ushtrisë dhe civilëve në rajonin e Sahelit.

Nigeri përballet gjithashtu me kërcënime në rajonin juglindor për shkak të grupit të Boko Haramit dhe Shtetit Islamik, të cilët i kanë bazat në Nigeri, por shpesh kryejnë sulme edhe në Niger, Çad dhe Kamerun, shkruan “Reuters”.